23.2 C
Tiranë
Wednesday, June 24, 2026

Miratohet shitja e produkteve të pulës që krijohen në laborator , e lejuar të konsumohet nga njerzit

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka dhënë për herë të parë miratimin e saj për tregtimin e një produkti të mishit të shpendëve, i cili është zhvilluar me metoda laboratorike dhe pritet të konsumohet nga njerëzit. Bëhet fjalë për mishin e pulës që është kultivuar në laborator, duke përdorur si lëndë të parë qelizat e kafshëve të gjalla.

Produkti është prodhuar nga kompania Upside Foods, e cila përdor qelizat shtazore për të prodhuar mish në rezervuarët e bioreaktorëve inoks. Kompania, e cila u themelua në vitin 2015 dhe është e vendosur në Berkeley, Kaliforni, dhe tashmë ka investuar qindra miliona dollarë, siguroi se produkti i saj është i sigurt për njerëzit dhe FDA ra dakord.

Megjithatë, përpara se mishi i rritur në laborator të mund të dalë në treg, ai duhet të miratohet nga Shërbimi i Ushqimit dhe Shërbimi i Inspektimit i Departamentit të Bujqësisë së SHBA-së. Sakaq, pula e rritur në laborator iu shërbeu pjesëmarrësve në konferencën ndërkombëtare të klimës COP27 në Egjipt

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Lëvizje në Portin e Sarandës/ Largohet Admir Malaj, emërohet Gjergji Mërkuri në krye të...

0
Ndryshime në drejtimin e Portit Detar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të portit, ndërsa në vend...

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...

Hungari: Arrestohet 30-vjeçari që dyshohet se ruante dhe konsumonte pjesë trupash njerëzore

0
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Hungari, ku autoritetet kanë arrestuar një 30-vjeçar të vetëshpallur si kanibal, i dyshuar për posedim dhe përdorim...

APP propozon masa ndaj zyrtarëve në Vlorë pas auditimit të 64 tenderëve: “Shkelje në...

0
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka evidentuar një sërë shkeljesh në procedurat e prokurimit të kryera nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike të Bashkisë...

Senati kufizon kompetencat e Trump për veprime ushtarake ndaj Iranit: ‘Rezolutë e parakohshme dhe...

0
Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që synon të kufizojë aftësinë e Presidentit Donald Trump për të ndërmarrë veprime ushtarake të...