13.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Raporti për mandatin e Olta Xhaçkës/ Rrëzohet kërkesa e PD, Vokshi: “Ishte e pritshme që ju të mos e pranonin debatin”

Në seancën parlamentare të kësaj të enjteje pritet të votohen në parlament raportet e Këshillit të Mandateve për heqjen ose jo të mandatit të deputetit të ministres së Jashtme Olta Xhaçka. Drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj rrëzoi kërkesën e disa deputetëve të PD-së të cilët kërkuan debat në parlament përpara votimit të raporteve për mandatin e ministres.

Nga ana tjetër deputetja e PD-së, Albana Vokshi e cilësoi këtë vendim si një përpjekje për t’i mbyllur gojën opozitës dhe për të mbrojtur ministren Xhaçka që në kundërshtim me Kushtetutën është kthyer dhe në investiture strategjike.

“Këshilli për mandatet ka vepruar me dy raporte, raportin e shumicës dhe raportin e pakicës, të cilat do të diskutohen në pikën 7 të rendit të ditës dhe më pas do të votohet për secilin prej tyre. Për të gjithë precedentët e mëparshëm nuk ka pasur debat. Kërkesa për zhvillimin e debatit për pikën 7 të rendit të ditës nuk do të pranohet”, tha Felaj.

Albana Vokshit: Ishte e pritshme që ju të mos e pranonin debatin se do t’i mbroni deri në fund ministrat tuaj që janë kthyer dhe në investitor strategjik. Ajo që ju po bëni është që po tentoni t’i mbyllni gojën opozitës. Nuk e keni bërë vetëm në Kuvend, por dhe në komisione parlamentare, na keni hequr të drejtën e fjalën ne debutetëve, por dhe grupeve të interesit. Keni frikë nga fjala ndaj dhe ajo që bëni ju është që shkelni në mënyrë të vazhdueshme Kushtetutën dhe rregulloren, përdorni arrogancën e votave për të mbrojtur ministrat tuaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
⸻ ♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin. Vendimet e menduara mirë sot do të të japin rezultate më të mira. ♉ Demi Je në një fazë shumë të...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
Më 6 maj 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm dhe tipik pranveror, me kushte të këndshme në pjesën më të madhe të...

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...