21.2 C
Tiranë
Thursday, June 25, 2026

Vokshi thirrje Kuvendit për të përjashtuar kryeministrin Edi Rama nga seancat plenare: “Është gjuhë e papranueshme”

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi i bëri thirrje Kuvendit që të mblidhet Komisioni i Etikës për të përjashtuar kryeministrin Edi Rama nga seancat plenare, për shkak të gjuhës së tij drejtuar opozitës.

Demokratja iu bëri thirrje kolegeve të saj që të distancohen nga gjuha e Ramës.

“Ajo që po tentoni të bëni, është që po tentoni t’i mbyllni gojën opozitës. Nuk i referohem kësaj seance, por dhe seancave të tjera, na kemi hequr të drejtën e fjalës ne deputetëve, grupeve të interesit. Nuk është parë ndonjëherë që mos të jepet fjala. Ju shkelni në mënyrë të vazhdueshme rregulloren. Këtu po mbroni ministrat tuaj që po rrëmbejnë pronat. Duam që të merret masë ndaj Edi Ramës. Vajzat e mia janë tmerruar nga gjuha e kryeministrit, gjithë fëmijët po ashtu. Ky është shembulli që i japim fëmijëve tanë? Është gjuhë e papranueshme. Kam kërkuar nga gratë deputetë që të distancohen nga gjuha e tij. Kërkoj që të merret masë që të përjashtohet Edi Rama, siç u mor masa e padrejtë për dy kolegët e PD. Të mblidhet komisioni dhe të merret masa për përjashtimin e tij. Për sa i takon drejtimit të kom parlamentare ai qëndron autonom në raport me drejtimin e seancën plenare. Për pikën që patë kërkesë, sqarimi është i plotë. Nuk ka nevojë për komente të natyrës nuk jemi objektivë. Kur iu hoq mandati Ilir Beqjas dhe në atë rast nuk pati debat.”, tha Vokshi.

Felaj: Asnjë deputet nuk ka ngelur pa folur. Pretendimi juaj nuk qëndron. Cdo njeri deputet që ka kërkuar të diskutojë, është regjistruar. do i përmbahemi debatit dhe se si ndahet koha. Rregullorja e Kuvendit ka disa nene për referencë që garantojnë se grupit nuk i lejohet më pak se 10 minuta për të diskutuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Lëvizje në Portin e Sarandës/ Largohet Admir Malaj, emërohet Gjergji Mërkuri në krye të...

0
Ndryshime në drejtimin e Portit Detar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të portit, ndërsa në vend...

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...

Hungari: Arrestohet 30-vjeçari që dyshohet se ruante dhe konsumonte pjesë trupash njerëzore

0
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Hungari, ku autoritetet kanë arrestuar një 30-vjeçar të vetëshpallur si kanibal, i dyshuar për posedim dhe përdorim...

APP propozon masa ndaj zyrtarëve në Vlorë pas auditimit të 64 tenderëve: “Shkelje në...

0
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka evidentuar një sërë shkeljesh në procedurat e prokurimit të kryera nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike të Bashkisë...

Senati kufizon kompetencat e Trump për veprime ushtarake ndaj Iranit: ‘Rezolutë e parakohshme dhe...

0
Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që synon të kufizojë aftësinë e Presidentit Donald Trump për të ndërmarrë veprime ushtarake të...