15.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Hakerat iranianë publikojnë të dhënat e lejeve të drejtimit të qytetarëve shqiptarë

Hakerat iranianë kanë publikuar të dhënat lejeve të drejtimit për 58374 qytetarëve shqiptarë në një dokument prej 1081 faqesh.

Aty përfshihen të dhënat si numër identifikimi, emër, atësi, mbiemër, datëlindje, grup gjaku, vendlindje, vendbanim, numri patentës, data e lëshimit dhe data e skadencës së lejes.
Në dokumentin e publikuar në faqen e tyre në Telegram “HomelandJustice”, hakerat kanë shtuar edhe një tekst në të cilin thonë:

“A është më e rëndësishme për ju siguria e terroristëve sesa siguria e “shpikësve” shqiptarë?
Ju nuk jeni të gatshëm të paguani çmimin e sigurisë dhe sigurisë së njerëzve tuaj. Atëherë, si e shpenzoni thesarin e qeverisë për mbrojtjen dhe promovimin e terroristëve?
A do të thotë kjo gjë tjetër përveç korrupsionit qeveritar?
#Drejtësia në vendlindje”

Kujtojmë se publikimet e tyre janë të përjavshme dhe kanë në fokus publikimin e të dhënave të cilat janë personale. Pjesë e hakimit të tyre janë bërë dhe të dhënat e personave të rëndësishëm që ushtrojnë funksione publike në shtetin shqiptar si kryeministri, kreu i SHISH, kreu i policisë, etj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhdukje dhe gjakmarrje që shtrihen përtej kufijve, SPAK zbërthen vrasjen e Klevis Lleshit

0
Pas pesë vitesh hetime intensive, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje tronditëse mbi vdekjen e Klevis Lleshit, 21-vjeçarit...

Dj Gimbo tregon lidhjen me Selin: “Pa Selin ndihem si peshku pa ujë”

0
I ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të premte, Dj Gimbo, i cili u eliminua nga “Big Brother VIP”, foli hapur për marrëdhënien e...

Mateo kërkon ngushëllim tek Selin pas mërzitjes me Brikenën

0
Pas incidentit të ndodhur pas mesnate me Brikenën, Mateo duket se po tenton të gjejë ngushëllim dhe mirëkuptim duke e krahasuar situatën e tij...

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...