Ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa, është ndriçuar me ngjyrat e flamurit shqiptar, duke u “veshur” e gjitha kuqezi.
Në ndërtesë, është projektuar flamuri kombëtar teksa vendi ynë feston sot 110 vjetorin e Pavarësisë.
“#BurjKhalifa ndez dritat me flamurin shqiptar në festimin e ditës kombëtare të tyre. Ju dëshirojmë prosperitet dhe zhvillim”, kanë shkruar në faqen zyrtare të Burj Khalifa.