26.6 C
Tiranë
Wednesday, June 24, 2026

SHBA-ja i jep Ukrainës 53 milionë dollarë për rrjetin elektrik, DASH: T’i ndihmojmë qytetarët të kalojnë dimrin

Shtetet e Bashkuara njoftuan më 29 nëntor se do t’i ofrojnë 53 milionë dollarë në mbështetje të blerjes së pajisjeve të rrjetit elektrik të Ukrainës, në mënyrë që të ndihmohet Kievi kundër sulmeve ruse që kanë për qellim infrastrukturën e energjisë.

Sulmet ruse ndaj infrastrukturës së energjisë së Ukrainës kanë lënë miliona banorë në terr dhe pa ngrohje.

“Këto pajisje do të dërgohen me shpejtësi në Ukrainë për të ndihmuar ukrainasit që ta kalojnë dimrin”, u tha në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit.

Në njoftim po ashtu u tha se paketa e ndihmës do të përfshijë dërgimin e transformatorëve të shpërndarjes së energjisë, ndërprerësve elektrikë dhe pajisjeve të tjera.

Që nga muaji tetor, Rusia ka kryer sulme të mëdha ndaj rrjetit elektrik të Ukrainës dhe ndaj infrastrukturës së ngrohjes. Kievi, që po përballet me pushtimin rus që nga fundi i shkurtit, i konsideron këto sulme si sulme të qëllimshme ndaj civilëve dhe thotë se janë krime të luftës./REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Petkoviç mbron Radoiçiçin dhe sulmon Kurtin: ‘Akuzë e mjerë dhe e turpshme’” – Çfarë...

0
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka dalë në mbrojtje të Milan Radoiçiçit, ndërsa ka akuzuar pa...

“Eglant Koçi është shpallur zyrtarisht i vdekur”: Çfarë zbuluan hetuesit pas analizës së ADN-së...

0
Eglant Koçi është shpallur zyrtarisht i vdekur. Analiza e ADN-së së kryer nga Instituti i Mjekësisë Ligjore ka konfirmuar se trupi i gjetur në...

Japonia përballet me rrezik të lartë përmbytjesh, urdhër evakuimi në Nagasaki

0
Autoritetet në Nagasaki kanë lëshuar urdhër për evakuimin e pothuajse të gjithë 380,000 banorëve, pas reshjeve të dendura të shiut që kanë rritur ndjeshëm...

Nafta bie në nivelin më të ulët të tre muajve, ndikojnë negociatat SHBA-Iran

0
Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare ka shënuar rënie të ndjeshme, duke arritur nivelin më të ulët në gati tre muaj. Nafta referuese Brent...

Protestuesit vijojnë qëndresën para Kryeministrisë, kalojnë natën në bulevard

0
Një grup i vogël protestuesish kanë vijuar qëndresën e tyre përpara godinës së Kryeministrisë, duke e kaluar natën në bulevard. Të ulur në karrige...