10.5 C
Tiranë
Thursday, March 19, 2026
spot_img

Erion Braçe sulmon Taulant Ballën: “Ka urdhëruar bllokimin e ligjit që garanton bujqit të marrin paratë e mundit të tyre, sepse zbuloi se jam kundër qeverisë”

Deputeti Socialist Erion Braçe ka akuzuar kreun e grupit të PS, Taulant Balla se ka urdhëruar bllokimin e amendamentit që mbron bujkun në raport me tregtarin. Ai shprehet se Balla ka urdhëruar edhe votën kundër një ndihme të vogël dhe konkrete për blegtorët.

Braçe ka reaguar ashpër ndërsa thekso se amendamenti i paraqatur prej tij vendoste rregull në treg dhe garantonte bujqit për paratë e mallit të tyre.

Në një postim Braçe ironizon Ballën duke theksuar se qëndrimi i tij paska ardhur pasi ka zbuluar se është kundër qeverisë dhe Partisë Socialiste. Ai e cilëson urdhrin e Ballës për të votuar kundër, një akt që reflekton padituri, ligësi dhe smirë.

STATUSI I PLOTË:Mirë që jeni me tregtarët po me bujqit çfarë keni?! Prej qershorit të këtij viti kam paraqitur në Kuvend një amendim në ligj i cili vendos rregull në treg; garanton bujqit për paratë e mallit të tyre. Janë miliona euro që grumbulluesit prej 6-9-12 muajs e më shumë nuk ua paguajnë bujqve; kanë blerë produkte te bujqit dhe prej kaq kohësh nuk u japin paratë! Mendoni një bujk që ka punuar nga 4-5 muaj në ciklin më të shkurtër, deri në 9-12 muaj në ciklin më të gjatë, për pasur prodhimin prej tij të ardhurat, e kanë shitur produktin dhe, kanë më shumë se një vit që nuk marrin paratë! Kam propozuar një afat 50 ditor për të paguar paratë te bujku.

 

Në ligj sot ne kemi veç një afat për të mbrojtur tregtarët, marrëdhëniet mes tyre, asgjë për bujkun në raport me tregarin. Prej qershorit, propozimi ligjor që kam bërë është bllokuar; 5 javë më parë propozimi ishte në kalendar për t’u diskutuar në komisionet e seancës plenare; Por përsëri u bllokua në mënyrë të paligjshme jashtë çdo procedure parlamentare, nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste! Përse? Sepse tamam ai, ka zbuluar se unë jam kundër qeverisë së Partisë Socialiste dhe se ligji bie ndesh me politikat e saj!!!!!!!

Pra, pa asnjë efekt mbi buxhetin e shtetit, të propozosh që bujqit të marrin paratë e mallit shitur grumbulluesve, brenda 50 ditëve, qenka kundër qeverisë dhe Partisë Socialiste?! Ky qoftë! Të enjten, urdhëroi votim kundër një ndihme të vogël e konkrete për blegtorët, punën e tyre, thjesht pse ishte propozim i imi; një urdhër që reflekton padije-padituri, ligësi, smirë, qe gëlojnë mes atyre që urdhrin e kanë instrument fuqie, pushteti. Ka bllokuar prej muajsh një rregullim që ndihmon e garanton bujqit të marrin paratë e punës dhe mundit të tyre; tërësisht në mënyrë të paligjshme.

Në këtë pikë një pyetje kam: Çfarë duhet të bëjë një deputet për të bërë punën e tij, të mbrojë punëtorët e sektorit më të gjerë të ekonomisë kombëtare, bujqësisë? Ua them vetë: Duhet të kërkojë punë tjetër! Ajër!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Pasoja të pakontrollueshme për botën”, Masoud Pezeshkian dënon sulmet e SHBA-së dhe Israel ndaj...

0
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të fundit të Shteteve të Bashkuara dhe Israel mbi infrastrukturën energjetike të Iran, duke paralajmëruar...

“Raketa iraniane u neutralizua”, NATO forcon mbrojtjen ajrore në Adana me sistem Patriot

0
Aleanca e Atlantikut të Veriut ka vendosur një sistem shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot në jug të Turkey, në provincën Adana, në përgjigje të...

Google sjell “Bookmarks bar” në Google Chrome për Android, navigimi bëhet më i shpejtë

0
Google ka nisur të sjellë gradualisht një nga funksionet më të kërkuara të versionit desktop të Chrome edhe në Android: shiritin e shënimeve (Bookmarks...

“Do ta shkatërrojmë plotësisht”, Donald Trump kërcënon Iranin pas sulmeve ndaj Katarit

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar një përshkallëzim të fortë të konfliktit në Lindjen e Mesme, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të...

Alarm në SHBA: dronë të paidentifikuar mbi bazën ku ndodheshin Rubio dhe Hegseth

0
Një incident i pazakontë sigurie është raportuar në Shtetet e Bashkuara, ku zyrtarët amerikanë kanë konstatuar praninë e disa dronëve të paidentifikuar mbi bazën...