20.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Kapen rreth 2 tonë kokainë, pjesë e organizatës kriminale të shpërndarjes së drogës edhe katër shqiptarë

Shtatë deri në dhjetë vite burg janë kërkuar për katër shqiptarë dhe tre marokenë për formimin e një organizate kriminale.

Mediat e huaja shkruajnë se kanë transportuar jo më pak se 2060 kg kokainë nga një magazinë në Voorchoten në apartamente luksoze, kryesisht në Amsterdam. Sipas prokurorëve, sasia ishte e ndarë na katër pjesë dhe kishte vlerën rreth 150 milionë euro.

Autoritetet kanë deklaruar se bëhej fjalë për një organizatë jashtëzakonisht ‘profesionale’.

“Ngarkesa u zhvendos me furgona dhe ruhej nga njerëz të armatosur”, ka thënë një nga prokurorët.

Më tej është sqaruar grupi kishte ndarë në mënyrë të qartë rolet për procesin e shpërndarjes.

Ndërkohë shtatë të dyshuarit kryesorë dhe pesë të tjerë do të dalin në gjyq. Prokurorët supozojnë se të dyshuarit ruanin më shumë se një mijë kilogramë kokainë në apartamentet luksoze në Amsterdam dhe 200 kilogramë në një shtëpi me tarraca në Hagë. Përveç posedimit të drogës, prokurorët akuzojnë edhe disa të dyshuar për armëmbajtje dhe pastrim parash.

Sakaq theksohet se Flabio D., dhe Mohamed L. 34 vjeç pritet të dënohen me dhjetë vjet burg. Iliar El-H., 31 vjeç dhe Mustapha R., 39 vjeç pritet të dënohen me nëntë vite burg. Oficerët pretenduan tetë vite burg për Klajdi L.,21 vjeç dhe për Emiljano D., 29-vjeç , ndërsa shtatë vite burg për Florin P., 27 vjeç,.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

50-vjeçari gjendet i pajetë në banesë në Dvoran, dyshohet arrest kardiak

0
Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Dvoran, duke tronditur komunitetin lokal. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima ka...

Vritet me thikë një i ri në Gjakovë, autori në arrati

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjakovë, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me...

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...