11.5 C
Tiranë
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Meta për IKMT tek Prestige Resort:”Vepër kriminale personale e Ramës, hakmarrje ndaj lirisë së mediave”

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për prezencën e IKMT dhe forcave Genio në ‘Prestige Resort’ në Golem.

Ai thekson se ky është një sulm brutal ndaj ‘Prestige’, duke e cilësuar si akt terrorist, është sipas tij vepër kriminale të kryeministrit Edi Rama.
“Sulmi i paligjshëm dhe brutal i forcave të policisë dhe të IKMT kundër Prestige resort në Golem, është një vepër kriminale personalisht e Edi Ramës si hakmarrje ndaj lirisë të mediave. Ky arbitraritet i pashembullt është tregues i rënies të shtetit të së drejtës dhe këmbanë alarmi, për të gjithë qytetarët që duan të jetojnë të lirë dhe të sigurtë në vendin e tyre. Partia e Lirisë e vlerëson këtë sulm si një akt terrorist, ndaj lirisë të mediave dhe të gazetarëve dhe bën thirrje për përshkallëzimin e qendresës qytetare dhe demokratike ndaj këtij regjimi skizofrenik dhe hajdut, që kërkon me çdo kusht të mbyllë çdo hapësirë informimi dhe lirie për të mbuluar vjedhjet e shekullit. Skenat e krimit sot janë te incineratorët, te Porti i Durrësit dhe dhjetera PPP që vjedhin në mënyrë të pamëshirshme qytetarët shqiptarë dhe jo te Prestige resort që ka qenë dhe është një nga resortet më elitare dhe të hershme në vendin tonë”, shkruan Meta.

Fadroma e IKMT dhe policia, si dhe forcat genio kanë shkuar mëngjesin e sotëm pranë “Prestige Resort” në Golem duke terrorizuar pushuesit dhe punonjësit.

Policia ka nxjerrë me forcë pushuesit dhe punonjësit. Policia ka shkuar në “Prestige Resort” herët në mëngjes pa paralajmërim me forca të shumta dhe kanë detyruar punonjësit të dalin jashtë. Nuk dihet se çfarë do të ndodhë, teksa situata është tepër e tensionuar.

Në perimetrin jashtë resortit është vendosur dhe një shirit i verdhë dhe nuk lejohet asnjë lëvizje. Ky është një tjetër sulm pas atij të gushtit, ku IKMT ndërhynë duke prishur pishinat dhe duke shkaktuar tronditje të thellë te pushuesit, por edhe një pamje të shëmtuar për vendin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT