16.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Vasili: “Një kryeministër i kapur kokë e këmbë nga krimi, ngre dorën ndaj gjithë atyre që tregojnë të vërtetat në publik”

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili shkoi pranë ambienteve të Prestige Resort në Golem këtë të enjte.

Aie ka denoncuar sulmin ndaj këtij biznesi si një hakmarrje e kryeministrit Edi Rama ndaj linjës editoriale që ka mbajtur grupi mediatik i drejtuar nga Presidenti i “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu.

Jemi përpara një skene besoj e cila do mbetet në memorien e shqiptarëve se si një kryeministër i kapur kokë e këmbë nga krimi, peng i krimit të brendshëm e ndërkombëtar ngre dorën ndaj gjithë atyre që tregojnë të vërtetat në publik.

“Prestige Resort” sot po vuan hakmarrjen e denoncimit të aferës së Portit të Durrësit, denoncimeve për inceneratorët, tenderave që fitohen dhe me 101% të cmimit e duke nxjerrë të palarat e një kryeministri mafioz, peng i botës së krimit.

Isha deshmitar vete i nje operacioni policor me rreze rreth 2 km rrethuar gjithë zona nga gjithë anët për të prishur një strukturë elitare e shumëvlerësuar nga turistët vendas e të huaj.

Kemi një kryeminister peng i interesave shumë të zeza që sot kanë të bëjnë me cdo gjë tjetër por jo me biznesin e mbrojtjen e investimeve e vendeve të punës por vetëm me interesa personale të tij e izolimit të vërtetave që i dhembin në palcë Ramës.

Po përpiqet në mënyrë të dhunshme për t’u treguar të gjithëve që po vete drejt fundit me një shpejtësi të jashtëzakonshme.

Sot ky krim i pashembullt shetëror është ballë për ballë me gjithë bizneset në zonë që nesër mund të jenë viktima të kryeminsitrit.

Ky biznes është i lidhur me një grup mediatik linja editoriale e të cilit ka qenë profesionale e i orientuar me të vërtetën.

Problemi me të vertetën është halli më i madh i cdo kryeministri e një njeriu të bërë peng i mafies.

Cdo e vërtetë zbulon lidhjet dhe tmerron kryeministrin si kryemiratuesi e kryepërdoruesi i të gjithë këtyre.

Bashkë me Prestige Resort është i gjithë grupi mediatik linja editoriale e të cilave ka qenë te e vërteta.

Kullat në mes të Tiranës legaliziohen pa problem se s’kanë grupe mediatike. Ky është kërcënim që kushdo ka lidhje me median të kuptojë që kushdo që do guxojë të thotë një të vërtetë do goditet.

Këto janë përpëlitje të një njeriu të cmendur e të kapur deri në fyt nga interesa shumë të zeza.”, tha Vasili.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...