34.7 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Alibeaj gjatë fjalës së tij :”Grupet kriminale shqiptare po bëhen gjithmonë e më të rrezikshme”

Kreu i grupit të PD, Enkelejd Alibeaj gjatë fjalës së tij theksoi se raporti i Komisionit Europian tregon se në luftën kundër krimit të organizuar kërkohet ende një vullnet i qartë politik.

Ai përmendi se raportet e fundit ndërkombëtare por edhe në raportet e Prokurorisë së Posaçme, grupet kriminale shqiptare po bëhen gjithmonë e më të rrezikshme dhe po e rrisin aktivitetin e tyre.
Nga ana tjetër, Alibeaj deklaroi se pavarësisht se SPAK ka arrestuar disa zyrtarë të lartë të përfshirë në korrupsion dhe krim të organizuar, numri i të dënuarve nga rradhët e tyre mbetet ende i ulët.

Ashtu sikurse progres raporti theksoi krimi i organizuar mbetet ende një problematikë për Shqipërinë dhe kërkon vullnetin e të gjitha institucioneve për të parandaluar sa më shumë pastrimin e parave, financimin e terrorizimit dhe evazionit fiskal.

Poashtu, gjatë fjalës së tij theksoi se tre nismat e fundit të ndërmarra nga qeveria shqiptare mbi “Pashaportat e Arta”, “Amnistia Fiskale dhe Penale”dhe “Projekti i Portit të Durrësit”, përbëjnë një rrezik të shtuar në drejtim të sigurisë kombëtare, pastrimit të parave, evazionit fiskal, financimit të terrorizmit, korrupsionit dhe inflitrimit të grupeve të krimit të organizuar, cka njëherazi janë në kundërshtim të hapur me legjislacionin e brendshëm të Bashkimit Europian.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...