34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Nuk do të votojë për asnjë kandidat në primaret e PD-së”/Ish- sekretari i degës PD, Vlorë: “Opozita po shkon drejt humbjes turpëruese”

Ish- sekretari i degës PD, Gjergji Nika në të njëjtën kohë edhe Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD ka deklaruar se nuk do të votojë për asnjë kandidat në primaret e PD-së në Vlorë.

Sipas tij Partia Demokratike duhet të dilte me një kandidat të përbashkët dhe të ishte më e bashkuar se kurrë, pasi shoqëria ka nevojë që të konkurrojë pushtetin autoritar të Edi Ramës.

Nika theksoi se me këtë mënyrë ku rithemelimi shkon me kandidatë që nuk kandidojnë, atëherë Partia Demokratike dhe demokratët kanë dështuar.

Nuk do të votojë për asnjë kandidat në primaret e PD-së në Vlorë. Qëllimi im ka qenë gjithmonë bashkimi i Partisë Demokratike dhe që opozita të dilte me një kandidat të përbashkët.
Gara e Majit 2023 për bashkinë është të godasësh në zemër pushtetin aktual. Në garën e primareve që po ndodh brenda PD-së, nuk do votoj për asnjë, sepse qëllimi jonë dhe i demokratëve të ndershëm ishte që opozita zyrtare të dilte me një kandidat të përbashkët. Nëse Rithemelimi shkon pas agjendës së vet personale dhe shkon me kandidatë që nuk sfidojnë, ne kemi dështuar. Aq më shumë që këta kandidatë në finale do të rregjistrohen në sigla të tjera.
Grupimi i “foltores” përpiqet të kontrollojë sa më shumë pjesë të opozitës dhe nuk krijon as frymë as aksion politik. Mendimi im është që, forca politike ka nevojë të ndjejë qytetarin dhe t’i japë përgjigje qytetarit. Gjuha politike e opozitës sot është vetëm: dy protesta dhe akuza mbi grupimin Alibeaj.
Berisha nuk ka lançuar asnjë ide të re politike, që kur u vendos ne krye të PD. E njëjta gjë vlen për grupin e deputetëve që e ndjekin dhe për strukturat lokale të zgjedhura së fundmi, madje ata janë më inaktivë sesa ishin gjetë zgjedhjeve të Prilli 2021.
Shoqëria ka nevojë që të konkurrojë pushtetin autoritar të Edi Ramës. Si mund të jetë një parti shpresë kur komandohet nga një njeri i vetëm?!
Një nga defektet kryesore që kemi ne si shoqëri është që merremi me personin, jo me idetë. Një person që hyn në politikë i vë vetes një mision, ta çojë shoqërinë përpara, jo t’i shërbejë veseve të saj. Opozita po shkon drejt humbjes turpëruese dhe fitimitari më i madh i kësaj humbjeje do të jetë Partia e Lirisë, sipas marrëveshjes së dakordësuar me grupimin e “foltores”.
Nuk shkon më që t’i bindim shqiptarët që oferta më e mirë është ajo që më garanton mua të bëhem deputet. Jo! Oferta më e mirë është ajo që sjell largimin e pushtetit. Rama mundet nga dikush që është 100% i ndryshëm nga ai. Mundet nga dikush që ka vetëm vlera dhe vizion perëndimor!

Gjergji Nika
Seketari i Degës Vlorë
Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...