Me anë të një postimi në rrjetet sociale gjatë orëve të para të mëngjesit, ajo shkruan se ka vendosur të dorëhiqet nga Primaret pasi sipas saj kjo është një garë e njëanshme dhe e favorizuar nga lart.
“Është një fushatë tërësisht e njëanshme ku simpatizantëve dhe demokratëve po u mohohet e drejta e votës, ku edhe pse formularët u plotesuan konform udhëzimit për Primaret nuk janë në listat e votuesve.
Me gjithë perpjekjet e mia duke ngritur zërin kudo në të gjitha strukturat e PDSH nëpërmjet mesazheve, emailit, bisedave telefonike, takimeve nuk arrita që ju të vendosni me voten tuaj për të zgjedhur kandidatin që ju e deshironi pasi nuk figuroni në listat e votimit për këto Primare” thuhet ndër të tjera në postimin e Rrahmanajt.
Kujtojmë që mëngjesin e sotëm në orën 08:00 ka nisur edhe votimi, ku demokratët do të zgjedhin kandidatët që do të përfaqësojë PD e grupit të Sali Berishës në zgjedhjet e 14 majit 2023.
Postimi i plotë:
Te nderuar demokrate dhe simpatizante te PD, dega Tropoje!
Pas publikimit te listave rreth ores 19 : 00 dhe verifikimit te tyre nga ana ime me rezultoi se lista e simpatizanteve dhe antareve te PD regjistruar nga kryetaret e seksioneve ( 0446, 0445 ,0441,0443) qyteti Bajram Curri, seksionet Buçaj, Papaj,(0552) , seksioni Gegaj( 0520), Kerrnaje (0511), seksioni Begaj(0514),seksioni Sopot(0514) , seksioni Kovaç Myhejan (0524) , Kojel ( 0517), Markaj (0456), Lekurtaj (0450), Rosuje (0455) etj jane hequr nga lista mbi 600 simpatizante dhe antare te PD dega Tropoje te gjithe mbeshtetes te mi ne kete fushate.
Po perseritet e njejta skeme si ne zgjedhjet per kryetare te PD dega Tropoje duke mos u dhene te drejten e votes qindra demokrateve dhe simpatizanteve te PD te Tropojes.
Ne keto lista te Primareve kandidate te ardhur nga Tirana qe nuk jetojne, punojne e kontribojne ketu, dhe gjitha investimet e tyre i kane ne Tirane arriten te regjistrojne shume te majte.
Eshte nje fushate teresisht e njeanshme ku simpatizanteve dhe demokrateve po u mohohet e drejta e votes, ku edhe pse formularet u plotesuan konform udhezimit per Primaret nuk jane ne listat e votuesve.
Eshte i vetmi rreth qe nuk kishim perfaqesues nga lart per mbarevajtjen e proçesit ku gjitha strukturat ishin ne sherbim te kryetarit dhe dyert e selise se PD dega Tropoje ishin pothuajse te mbyllura.
Me gjithe perpjekjet e mia duke ngritur zerin kudo ne te gjitha strukturat e PDSH nepermjet mesazheve, emailit, bisedave telefonike, takimeve nuk arrita qe ju te vendosni me voten tuaj per te zgjedhur kandidatin qe ju e deshironi pasi nuk figuroni ne listat e votimit per keto Primare.
Prandaj ne keto kushte une terhiqem nga kjo gare teresisht e njeanshme te favorizuar nga lart, ku po u mohohet e drejta e votes brenda partise se tyre demokrateve dhe simpatizanteve te Tropojes.
Falenderoj pa fund gjithe mbeshtetesit e mi ne kete fushate dhe kerkoj mirekuptimin tuaj per doreheqjen time sepse Ju iu mohua e drejta e votes per te zgjedhur ne keto Primare!