30.9 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Sot demokratët u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kandidatët për kryetar bashkie

Ditën e sotme demokratë u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kandidatët që do t’i përfaqësojë në zgjedhjet e 14 majit të 2023.

“Primaret” janë një proces i organizuar për herë të parë nga një parti politike shqiptare. Nga “Primaret” do të dalin kandidatët që do të garojnë për koalicionin e Sali Berishës dhe Partisë së Lirisë në zgjedhjet lokale të 2023. Edhe këto zgjedhje e gjejnë PD të ndarë, pasi Enkelejd Alibeaj ka nisur të shpallë kandidatët e tij për këto zgjedhje.

Zgjedhjet do të zhvillohen në të gjithë Shqiprinë ku do të dalë një kandidat i vetëm nga ata që do përzgjidhen më pas të kandidojnë në zgjedhjet e 14 majit.

Mbrëmë u publikua edhe fleta e votimit për kandidatët e Tiranës. Demokratët do të zgjedhin nesër se kush do të jetë kandidati nga PD për kryetar të bashkisë së Tiranës mes Adriana Kalaja, Belind Këlliçi, Enkelejda Fejzo, Fatmir Merkoçi, Gerti Bogdani, Ilir Alimehmeti dhe Julian Deda.

Gara pritet të jetë e fortë në Tiranë, ndërsa në dy qarqet e mëdha Elbasan dhe Shkodër ka nga një kandidat Luçiano Boçi dhe Bardh Spahia që rrjedhimisht janë kandidatë zyrtarë, ndërsa në Durrës, janë dy kandidatë Armand Dervishi dhe Igli Cara.

Vetëm 1 kandidat, kanë 7 bashki. Në bashkinë e Krujës, e vetmja me 11 kandidatë, gara pritet e fortë. Pretendentët kryesore janë Ndriçim Babasi dhe Agron Loka që aktualisht drejton degën e PD.

Në Bashkinë Kurbinit ishin 7 kandidatë, por pas përplasjes me armë dy u përjashtuan nga gara e Primareve.

Numër të lartë kandidatësh kanë edhe Librazhdi me 6 kandidatë, Selenica 6, Dibra 6, Mirdita 6, Lezha 6, Fushë-Arrëzi me 5 kandidatë, 5 Saranda, Tropoja, Fieri, Mati. Ndërsa në Malësinë e Madhe nuk ka asnjë kandidat.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...

“A e kuptoni si jeni në piramidën e narkoshtetit? Në krye jeni ju” –...

0
Kryetari i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, përsëriti nga foltorja e Kuvendit akuzat që kishte artikuluar më herët gjatë seancës plenare, duke e...

“Deputetja juaj po denoncon kërcënime nga Bajrat, ju thoni jemi tradhtuar!” – Redi Muçi...

0
Deputeti Redi Muçi i kërkoi llogari mazhorancës në Kuvend lidhur me deklaratat e deputetes Marjana Koçeku, e cila ka denoncuar publikisht se është kërcënuar...

SPAK “zbarkon” në Devoll/ Kontrolle në banesën e ish-shefit të AMP-së Devi Ago, në...

0
Një operacion i Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet në Devoll, ku po kryhen kontrolle në disa ambiente dhe...