30.9 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Vokshi jep detaje: Deri në orën 13:00, pjesëmarrja më e lartë se në zgjedhjet e tjera

Kryetarja e KOKOE, Albana Vokshi doli para medieve, ku foli për procesin e deritanishëm të primareve të Partisë Demokratike në gjithë vendin.

Ajo

u shpreh se deri tani ka pasur një pjesëmarrje shumë të lartë, ndërsa vazhdon interesimi i demokratëve për të votuar në procesin e primareve.
Sipas Vokshit, deri në orën 13:00, ka pasur më shumë votues se në çdo proces tjetër të zhvilluar në strukturat e Partisë Demokratike.

“Pjesëmarrja është e jashtëzakonshme. Procesi po vazhdon me ritme të larta dhe ne si komision jemi munduar të akomodojmë çdo problematikë. Nëse bëjmë një krahasim me numrin e votuesve të sotëm deri në orën 13:00, numri i votuesve është shumë më i lartë se në zgjedhjet e tjera. Thirrja ime në këtë orë të mbetura, derisa të votojnë edhe demokrati i fundit, për çdo person të regjistruar në listat e PD të shkojë dhe të votojë. Për herë të parë në një parti politike vendimmarrja i ka kaluar mbështetësve të saj. Është procesi më demokratik. Qytetarët besojnë në këtë proces dhe kjo tregohet edhe me numrin e votuesve”, theksoi mes tjerash Vokshi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...

“A e kuptoni si jeni në piramidën e narkoshtetit? Në krye jeni ju” –...

0
Kryetari i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, përsëriti nga foltorja e Kuvendit akuzat që kishte artikuluar më herët gjatë seancës plenare, duke e...

“Deputetja juaj po denoncon kërcënime nga Bajrat, ju thoni jemi tradhtuar!” – Redi Muçi...

0
Deputeti Redi Muçi i kërkoi llogari mazhorancës në Kuvend lidhur me deklaratat e deputetes Marjana Koçeku, e cila ka denoncuar publikisht se është kërcënuar...

SPAK “zbarkon” në Devoll/ Kontrolle në banesën e ish-shefit të AMP-së Devi Ago, në...

0
Një operacion i Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet në Devoll, ku po kryhen kontrolle në disa ambiente dhe...