34.7 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Ky proces është historik jo vetëm për Partinë Demokratike, por për gjithë Shqipërinë”, Adriana Kalaja nga Primaret në Tiranë

Kandidatja në primaret e PD për bashkinë e Tiranë, Adriana Kalaja tha se ky proces është historik jo vetëm për Partinë Demokratike, por për gjithë Shqipërinë. Ajo tha se pranon çdo rezultat dhe do të jetë në krah të fituesit të kësaj gare.

“Sot është një ditë shumë e bukur, historike. Ju e shikoni edhe vetë fluksin e demokratëve dhe simpatizantëve që presin. Ky është një proces historik jo vetëm për PD për gjithë Shqipërinë. Nga gara e sotme fiton PD, fiton Tirana me 14 maj, fiton Shqipëria në ditët në vijim. Unë do pranoj të gjithë rezultatin që do dalë nga ky votim dhe nesër do jem edhe nëse nuk jam fituese në krah të atij që do dalë fitues. Kam shumë besim tek ky proces sepse ky proces bashkon edhe PD. Edhe ata që deri dje kanë qenë pak skeptik lidhur me primaret, garën dhe të drejtën e votës. Mendoj se sot është moment që ti bashkohen kësaj gare. Sepse çdo gjë kalon nëpërmjet votës. Me këtë proces PD del me e fuqishme përballë këtij regjimi“, tha ajo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...