27.5 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

Berisha thirrje qytetarëve: “Të bëjmë gjithçka për të mbushur bulevardin e Tiranës, detyrim moral”

Kreu i PD Sali Berisha, në një komunikim për mediat tha se kryeministri Edi Rama është një kryeministër i korruptuar dhe se nesër në Samitin e BE duhet t’i tregojnë liderëve europiane se po qëndron në karrigen e tij, mbi vota të vjedhura të shqiptarëve.

“T’i dëshmojmë lidershpit europian që në atë Samit e ka pushtetin të ngritur mbi dhunimi e vetës së shqiptarëve, drogën, trafiqet mbi narkoshtetin që ka ndërtuar në Shqipëri.  E ka karrigen e tij të ngritur mbi vjedhje të paimagjinueshme për një vend europian. Ai aty ulet si kryeministri i Shqipërisë, por gjithashtu edhe si hajduti i Shqipërisë. Hajduti i parë i Shipërisë do të jetë Edi Rama në atë Samit. Kjo është e vërteta. Ju shqiptarë i dilni zot në mënyrën më të vendosur këtij vendi dhe këtij kombi në rrezik ekzistencial. Jemi në rrezik me një person si ky në karrigen e kryeministrin, të paktën t’ja përcjellim këtë shqetësim mbarë opinionit europian dhe atij botëror. Nëse është dita e shqiptarëve që besojnë se Shqipëria është tokë e bekuar dhe se mund të begatojë kombin me kushtin që të ketë një qeverisje të palidhur me krimin. Ju keni konstatuar se si këta bosë të mafies shqiptare, Ballkanit,  europiane janë tronditur nga vendosmëria e opozitës për të dalë në protestës. këta përpiqen të përdorin Samitin për të mohuar të drejtën kushtetuese për të protestuar. Edi Rama është njeriu që me dhunimin e votës dhe lidhjet e krimin dhe vjedhjet e papërmbajtura ka shndërruar shqiptarët në njerëz të varkave”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...