24.5 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

Ndërkohë që Tirana është e bllokuar për Samitin, qytetarët nisen për protestën e thirrur nga PD

Duke qënë se Tirana është në shtetrrethim pasi mbahet samiti i BE protestuesit nga Elbasani kanë marrë masa per të qënë mëngjesin e sotëm në Tiranë. Të paktën 1600 persona bën me dije selia blu nga Elbasani janë aktualisht në kryeqytet për të asistuar në protestën e thirrur sot.

Protestës do t’i bashkohen dhe qytetarë nga Korça, Pogradeci, Devolli, Maliqi, Fieri, Patosi e Lushnja. Prej orëve të para të mëngjesit nga Korça janë nisur mbi 200 protestues me makinat e tyre dhe me autobusë, të organizuar, bën me dije kryetari i PD-së Korçë Devis Osmani.
Rreth 200 protestues janë nisur nga Pogradeci, mbi 100 protestues nga Devolli, rreth 250 të tjerë nga Maliqi. Rreth 800 protestues nga Fieri janë nisur drejt Tiranës me automjetet e tyre.

50 protestues janë nisur nga Patosi, 50 nga Mallakastra dhe 100 nga Roskoveci , me automjete private. Nga Lushnja janë nisur drejt kryeqytetit 300 protestues.
Ndryshe nga herët e tjera, protestuesit këtë herë kanë udhëtuar me makinat e tyre private, duke shmangur lëvizjen me automjete të shërbimit publik, duke qenë se kjo e martë përkon edhe me samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...