24.5 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

“Sollëm diellin për ju, shpresoj që ta vlerësoni”, Rama entuziast për Samitin në Tiranë

Kryeministri i vendit Edi Rama është shprehur shumë entuziat për zhvillimin e samitit BE-BP për herë të parë në Tiranë. Ai u shpreh para nisjes së diskutimeve mes liderëve se sot situata në kryeqytet është shumë ndryshe nga ajo në Bruksel, duke e etiketuar si “Rock and Roll”.

Kreu i qeverisë nuk la pa përmendur dhe motin me diell, që sipas tij duhet vlerësuar nga 44 delegacionet që kanë mbërritur në Shqipëri.

Rama:

Kemi gjithë jetën përpara ne, shqip me shqip. Për ne kjo është e jashtzakonshme, është diçka që edhe në imagjinatën më guximtare nuk do ishte përfytyruar të ndodhte dhe po ndodh! Bashkimi Evropian ka nevojë për Ballkanin Perëndimor aq sa dhe ky i fundit për BE-në. Nuk mund t’ju mirëprisnim me atë mot dhe sollëm diellin për ju, shpresoj që ta vlerësoni. Unë dëshiroj që BE të kishte këtë lloj magjie sot sa i takon raportit Kosovë-Serbi, por BP nuk ka qenë kurrë më mirë në histori të vet. Është një diferencë e madhe sepse këtu është rock and roll ndërsa në Bruksel është simfoni. I patë të gjithë, ishin të lumtur. Nuk më kanë informuar që ka problem për protestën, do flasim më vonë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...