29 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

“Dalim para Evropës si njerëz të varkave”/ Berisha: “Shqipëria sot është në rrezik ekzistencial”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se sot dalim para Evropës si njerëz të varkave dhe shkak sipas tij është vota e vjedhur e Ramës.

Sali Berisha: “Të nderuar miq të gjithë shqiptarë të gjithë ne sa jemi këtu, shqiptarët kudo që janë, jemi shumë mirënjohës me nderin e madh që u bëhet Shqipërisë duke zgjedhur Tiranën për këtë samit. Por jemi fatkeq sepse përfaqësohemi me njeriun i cili duhet të ishte para drejttësisë, dhe jo aty i ulur me ju. Ndihemi fatkeq sepse pushteti i tij që na përqafon, qëndron mbi krimin elektoral, votën e vjedhur, drogën, korrupsionin dhe të zezat e tjera ndaj këtij kombi. Sot është dita që Evropa dhe bota të njohën me të vërtetat e Shqipërisë, është mundësi e artë që shqiptarëve tu dëgjohet zëri. Ne nuk jemi këtu në një manifestim festiv siç do donim të ishim, por në një protestë me qëllimin më madhor që të jehojë edhe zëri i popullit opozitar, s’mund të pranimin që ky samit historik të konsiderohet si mbështetje për qeverinë e tij më të korruptuar.

Shqipëria sot është në rrezik ekzistencial. Opozita doli në fushë betejë me këtë slogan, u ngritën disa pyetje. Nuk kemi pushtues të huaj apo vend që kërcënon Shqipërinë, por fillojnë të bëjnë sens pas publikinit të skandale. A janë Shqipëria dhe kombi në rrezik ekzistencial? Ata që i vjedhin një populli votën i vjedhin të ardhmen më shumë se kusndo tjetër ne e dimë ne shqiptarët, Ne të gjithë votoimin çdo katër vite në komuzim, ashtu si kombet e huaja. Por kishim dallim të madh. Tke ne votimi ynë ishte thjesht funeral i votës sonë pasi nga frika terrori dh epolicia sekrete vota jonë kishte vdekur para se ta hidhnim në kutitë e votimin, shkatërronte ve vidhte të ardhmen e një kombi. Mbas dekadash e përmbysëm por dolëm të uritur, si fantazimë u derddhëm në det për ti shpëtuar tiranisë së mjerimit. Sot pas 31 vitesh pikërisht për jherë të dytë, dalim par Evropës si ‘njerëz të varkëve’ por shkaku nuk është tirania e mjerimi, por shkaku është i lidhur si atëherë me votën e vdekur të vjedhur nga Rama.

Si në diktaturë ka vendosur patronazhistë, që përbëhet nga 9 mijë punonjës të administratës, oficerë të policisë, të shërbimit të fshehtë.

Evropa dhe bota dëgjuan se si pak muaj më parë hakerat hakëruan sistemin e të dhënave të shqiptarëve, Hakerat vetëm përsëritën vetëm aktin e shëmtuar të Kryeministrit, i cili 3 vite më parë mori të dhënat personale të qytetarëve dhe ua dha patronazhistëve për të ushtruar terror mbi qytetarët shqiptarë.

Edi Rama rrahu gjoksin për patronazhistët e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...