15.5 C
Tiranë
Friday, September 27, 2024
spot_img

“Edi Rama, o monster antiligj”/ Vasili: “Po shkel çdo Konventë e ligj, ndalo punimet në Aeroportin e Vlorës”

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të ndalojë punimet në aeroportin e Vlorës duke i kujtuar thirrjen e bërë nga Komiteti i Konventës së Bernës.

Në një postim në Facebook, Vasili u shpreh se Rama është një vandal që shkatërron çdo vlerë të mundshme kulturore, natyrore dhe historike, ndërsa ka shtuar se nuk ndalet para asnjë masakre.

Statusi i plotë i Petrit Vasilit

Edi Rama, o monster antiligj, ndalo punimet ne Aeroportin e Vlores, po shkel çdo Konventë e ligj! Komitet i Konventës së Bernës kërkon pezullimin e punimeve për aeroportin e Vlorës!!

Sipas dokumenteve të miratuara në mbledhjen vjetore të Komitetit të mbledhur në Strazburg në takimin vjetor nga 28 nëntori deri në 2 dhjetor:

“Kërkesa për pezullimin e punimeve për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës vjen për shkak të mungesës së dukshme të respektimit të Ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare”.

Konventa e Bernës eshte e njohur ndryshe edhe si Konventa për Ruajtjen e Jetës së Egër dhe Habitatet Natyrore Evropiane. Konventa e Bernes është një instrument juridik detyrues ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes dhe ruajtjes së natyrës.

Shqipëria e ka nënshkruar këtë Konventë në vitin 1995 dhe ka hyrë në fuqi në maj të vitit 1999. Edi Rama si vandal shkaterrues i çdo vlere natyrore, historike dhe kulturore nuk ndalet perpara çdo masakre. Eshte koha per ti thene ndal nje here e mire ketij te kryeministri te etur per shkaterrim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT