33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Berisha thirrje të rinjve: “Revolucion! Përballje me Edi Ramën, këtë bir xhelati që urren qenien shqiptare”

Kreu i PD-së Sali Berisha i është drejtuar sot të rinjve duke bërë thirrje për revolucion. Berisha kujtoi lëvizjen studentore të 8 dhjetorit 1990 dhe tha se është kjo trashëgimi e cila do frymëzojë të rinjtë, shqiptarët në çdo kohë në betejën e tyre për liri dhe dinjitet.

Lideri i opozitës theksoi se Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, me deklarata, Shqipëria shpëtohet me revolucion, e shpëtojnë guximtarët.

“Jeni trashëgimtarë të një lëvizje e cila me një guxim epik u përball në vitet ’90 me diktaturën staliniste më të egër, më çnjerëzore, më barbare që Europa kishte njohur në historinë e saj.

Me diktaturën komuniste e cila në kohën kur bashkëmoshatarët tuaj me në krye Azem Hajdarin mbushën sheshin dhe rrugët e Qytetit Studenti diktatura korrte dhe vriste me një barbari të pashoq bashkëmoshatarët e tjerë që niseshin për të arritur në botën e lirë, por mbeteshin në breshëritë e kallashnikovëve të rojeve të vdekjes në kufijtë e vendit.

Megjithatë ata të rinj, ata studentë të udhëhequr po nga një i ri, i shndërruar në 24 orë në një hero i papërsëritshëm, në një lider legjendar e gjunjëzuat diktaturën dhe diktatorin i imponuat atij vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri dhe në një betejë të pashembullt në katër anët e vendit përmbysët me votën e lirë diktaturën komuniste në Shqipëri.

Është kjo trashëgimi e juaja e cila do frymëzojë ju, shqiptarët në çdo kohë në betejën e tyre për liri dhe dinjitet. Është kjo trashëgimi e juaja e cila u fton ju sot me guxim e kurajë të ngriheni në lartësinë e idealeve tuaja fisnike, të bashkëmoshatarëve tuaj 30 vjet më parë. Kështu që sot fjala dhe kryefjala e kohës është vetëm një, revolucion, revolucion dhe vetëm revolucion. Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, me deklarata, Shqipëria shpëtohet me revolucion, e shpëtojnë guximtarët, ata që e duan, e shpëtojnë ata që i dalin zot, e shpëtojnë ata si ju të cilët janë të gatshëm të përballen ballë për ballë, me Edi Ramën, këtë bir xhelati që urren qenien shqiptare, që urren liritë e shqiptarëve, që urren dinjitetin e shqiptarëve”, deklaroi Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...