28.2 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Sot zhvillohet seanca për shqyrtimin e masës së sigurisë ndaj Gerti Shehut, personit që goditi me grusht kreun e PD-së

Ditën e sotme në orën 12:00 pritet të zhvillohet seanca për shqyrtimin e masës së sigurisë ndaj Gerti Shehut, personit që goditi me grusht kreun e PD-së, Sali Berisha.

Prokurori Dritan Nushi pritet të kërkojë për të riun masën e sigurisë “arest me burg”. Ndëkohë që vendimi pritet të merret nga gjyqtari Besnik Hoxha. 31-vjeçari pritet të jetë i pranishëm në seancën e sotme, pasi për të është kërkuar shoqërimi, por do jenë mjekët që do përcaktojnë nëse i riu do transportohet në gjykatë, apo seanca ndaj tij do zhvillohet në spitalin e Traumës. Para hetueseve 31-vjeçari ka dhënë dëshmi kontradiktore, ku ndër të tjera është shprehur se e goditi Berishën për shkak se kishte inat personal me të.

Në asnjë moment ai nuk ka shfaqur shenja pendese për veprimin që kreu.

Nuk dihet nëse prokurori do të ketë të administruara edhe rezultatet e testit të drogës për të riun, analiza të cilat janë kërkuar te kryehn nga akuza. Gjithashtu, është kërkuar edhe vlerësimi psikologjik për të, pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Të gjitha këto fakte do vlersohen nga gjykata ku do merret edhe një vendim për të riun.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...