34.7 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Big Brother Vip Albania nis së shpejti, zbulohen emrat e disa konkurrenteve femra që do të marrin pjesë

Arbana Osmani ka zbuluar se edicioni i dytë i “Big Brother VIP” do të nisë së shpejti dhe se ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit ka një konkurrencë të madhe për të qenë pjesë e “reality show”- t.

E si ndodh zakonisht, kanë nisur të përfliten emrat e parë që do të futen në lojë.Mësohet se një prej tyre është Megi Pojani. Aktualisht, Megi është pjesë e “Dancing with the Stars”, ku dhe është ndër konkurrentet më të spikatura të këtij edicioni. Megjithatë, tashmë Megi ka marrë ftesën për t’u bërë pjesë e lojës 100-ditëshe. E nëse ajo do të pranojë të futet, natyrisht që spektakli është i garantuar. Nga ana tjetër, edhe Deborah Keçi është ndër konkurrentet e përfolura që pas “Dancing” do të provojë edhe emocionet e “Big Brother”.

këtë vit, në “Big Brother” pritet të jetë edhe Kejvina Kthella. Vetë modelja u shpreh e gatshme për t’u bërë pjesë e lojës. Ndërkohë, një emër tjetër i përfolur është edhe Kiara Tito, që pritet të jetë konkurrente e lojës. Një emër jo shumë i njohur që është përfolur është edhe modelja Jori Delli. Modelja është një influencuese që jeton në Itali.

Ndërkohë, edhe Lei Kraja do t’i bashkohet lojës. Moderatorja sportive është ndër imazhet më të pëlqyera në ekran për sensualitetin e saj, por edhe për natyrën e drejtpërdrejtë. Ndaj me shumë interes po pritet edhe prania e saj në këtë format.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...