17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Vuçiç ‘Kemi dërguar letra presidentëve dhe kryeministrave të pesë vendeve të BE-së’

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka vendosur t’i dërgojë një kërkesë, komandantit të KFOR-it. Kjo kërkesë ka të bëjë me lejimin e dërgimit të një kontingjenti të forcave serbe në Kosovë.

Një deklarim të tillë, ai e bëri sot gjatë konferencës për media në Beograd. Sipas tij, kjo do të bëhet në përputhje me Rezolutën 1244.
“Nuk kam iluzione sepse kërkesa do të refuzohet, por e bëj këtë që një ditë të mos na thonë se nuk e kemi kërkuar këtë kurrë”, tha Vuçiç

Ai e cilësoi si veprim të pamatur, veprimin e autoriteteve të Kosovës, për arrestimin e ish pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiç.

Sipas tij, ky veprim e ka rrezikuar paqen. Vuçiç pretendoi se serbët në veri kanë dalë në barrikada, si pasojë e maltretimeve që po bëhen ndaj tyre.

”Ne dëshirojmë një kompromis, por ata kanë bërë gjithçka që ta bëjnë të pamundur jetën normale të serbëve në Kosovë”, u shpreh ai.

Më tej, presidenti serb deklaroi se Kosova me 15 dhjetor, do të aplikojë për anëtarësim në BE. Ai pretendoi se një veprim i tillë është në kundërshtim me marrëveshjen e Washingtonit.

“Serbia për këtë do të reagojë. Serbia u ka dërgua letra presidentëve dhe kryeministrave të pesë vendeve të BE-së, që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”.

Ai paralajmëroi se Serbia, nga 17 dhjetori, do të presë presion të ashpër nga jashtë. Kjo pasi sipas tij, përfaqësuesit e Gjermanisë, Francës, BE-së e SHBA-së, do të jenë së bashku në Beograd.

“Ata do të jenë këtu për të treguar se si duhet të sillemi dhe cilat do të jenë pasojat nëse nuk sillemi në mënyrën e duhur”, tha Vuçiç sot në Beograd.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...