25.8 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Vuçiç u bën thirrje veriut të Kosovës të mos bier pre e provokimeve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se u kërkon shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë që të ruajnë paqen dhe të shtensionojnë situatën.“U bëj thirrje serbëve në veri të Kosovës që të jenë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve”, tha ai pas një takimi të Këshillit për Siguri Kombëtare të Serbisë.

Vuçiç tha se “janë marrë masat e duhura për mbrojtjen e atdheut tonë” dhe ka dhënë disa urdhra, por nuk specifikoi më shumë në lidhje me ta.Ai tha se përpara se të “ngrejë alarmin dhe të rrisë gatishmërinë luftarake”, do të përpiqet “një milion herë” për ruajtjen e paqes.
Komentet vijnë derisa në veri të Kosovës, disa serbë lokalë ngritën barrikada dhe bllokuan rrugë qysh të shtunën pasdite.Ata morën këtë vendim pasi Policia e Kosovës arrestoi ish-zyrtarin serb të këtij institucioni, Dejan Pantiq, nën dyshimet se ka organizuar “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës.Vuçiç tha se “është i tronditur me deklaratat e disa zyrtarëve evropianë që kanë bërë thirrje për largimin e barrikadave”.

“Askush prej Beogradit nuk i ka urdhëruar barrikadat”, tha ai. Vuçiç porositi serbët në veri se sulmet mbi misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe atë të BE-së, EULEX, “nuk guxojnë të ndodhin”. Ai tha se ka marrë garanci nga KFOR-i dhe Evropa se “nuk do të ndërmarrin veprime të dhunshme kundër demonstruesve”.

“Do të vazhdojmë të bisedojmë me ta”, tha Vuçiç. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha më herët se pret që KFOR-i t’i largojë barrikadat në veri. Shtetet e Bashkuara bënë po ashtu thirrje për çmontimin e tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...