Reshjet e shiut të rëna gjatë fundjavës kanë shkaktuar probleme të shumta në disa qarqe të vendit. Fryrja e lumenjve dhe përrenjve ka bërë, që në disa zona të ketë përmbytje masive dhe konkretisht në qarkun e Lezhës raportohen mbi 400 hektarë tokë nën ujë.
Institucionet vendore bëjnë me dije se aktualisht nuk ka banesa nën ujë dhe se situata po shkon drejt normalizimit.
Njoftimi për qarkun Lezhë:
Në territorin e qarkut kemi patur mesatarisht rreth 30 mm reshje
Në Bashkinë Lezhë
Në Njësitë Administrative Blinisht dhe Dajç ujë është tërhequr dhe nuk kemi sipërfaqe të përmbytur.
Ne Njësinë Administrative Zejmen deri ne keto momente jane te permbytura rreth 30ha, në Tresh.
Në Nj.Adm Balldren deri tani raportohen rreth 200 ha tokë të përmbytur në njësinë administrative Balldren, ish Këneta e Torovicës.
Ne hidrovorin Balldre kuota -1.8 m nga – 1.5 kuote kritike.Ne hidrovorin Tale kuota -0.7 m nga -1.0 kuota kritike.
Në Bashkinë Kurbin.Nga informacionet e mbledhura sot ne mengjes, si dhe nga monitorimi i situates ne terren, ju informojme se situata sot ne territorin e Kurbinit eshte e qete. Sasia e rreshjeve te rena nga ora 5 e mbremjes se djeshme e deri sot ne oren 7 eshte rreth 45 mm, por qe nuk ka shkaktuar problematika. Hidrovoret jane ne pune me kapacitet te plote dhe furnizimi me energji ka qene normal. Niveli i ujrave, kryesisht ne KUL, ka qene ne ulje, duke bere keshtu minimizimin e rriskut per te dale jashte argjinatures. Edhe uji, i pranishem ne oboret e familjeve te prekura dje, eshte terhequr duke sjelle keshtu normalizimin e situates. Qe prej dites se djeshme, ne gjithe pikat e rrezikut, vazhdoine punen per pastrimin e kanaleve dhe perforcimin e pikave te dobeta te argjinaturave, 6 mjete te renda, 3 te Bordit te Kullimit dhe 3 te Bashkise Kurbin. Shkarkimi i bere nga hidrc.i Ulzes dhe Shkopetit, pavaresisht sasise se rreshjeve te rena, nuk shkaktoi fryerje te rrezikshme te lumit Mat. Situata aktuale vijon te jete e qete dhe per cdo problematike, do ju informojme ne vijueshmeri.
Ne zonen Kurbin ka probleme ne KUL Mamurras dhe KUL Kurbin me kuotat e larta dhe dalje e ujit ne anen e siperme te tyre ne fshatin Gjorem dhe ne Shullaz. Ka rreth 210 ha toke bujqesore te permbytura ne ish keneten Gjonem e cila kullon nepermjet hidrovorit Shllinza. Ne hidrovorin Shllinza kuota -0.35 m nga -0.5 m, që është kuota kritike. Ne hidrovorin Droje kuota +0.1 m nga 0.00 m kuota kritike nuk ka sip te permbytura, në pjesën që kullon nëpërmjet këtij hidrovori.
Në bashkinë Mirdite.
Pas komunikimit me kryetaret e Nj.A Mirdite nuk raportojne problematika.
Ne fshatin Lgjin, Nj.A Orosh ka prezence dheu ne rruge, fadromat e bashkise jane ne vendngjarje dhe po punojne per kthimin ne normalitet te rruges.
Probleme te tjera nuk kemi te raportuar per momentin.
SI QARK KEMI RRETH 410 HA TOKË NËN UJË, KURSE NË OBORRET E BANESAVE UJË ËSHTË TËRHEQUR.
Kuotat e lumenjëve.
Kuota e lumit Drin +1.05 m nga +2 .0 kuota kritike. Lumenjet Mat dhe Gjader nuk kane kuota te larta për tu shqetësuar.