24.9 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

Kapet shtetasi turk në Portin e Durrësit, me vete 12 mijë euro , lëndë narkotike dhe pasaportë fallco

Në portin e Durrësit u sekuestruan 12 mijë euro, një sasi lënde narkotike dhe një pasaportë false, ndërsa u arrestua një 41-vjeçar nga Turqia.

Sipas Policisë ky person tentoi të fuste para në të zezë, por pas kontrolleve skema e tij u shpartallua dhe tashmë ai do të përballet me drejtësinë shqiptare. Turku mbante me vete një pasaportë spanjolle false.

Njoftimi i policisë:

Port Durrës/Kontrolle të shtuara nga Policia Kufitare, me qëllim evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive. Sekuestrohen rreth 12 000 euro të padeklaruara, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis dhe 1 pasaportë e falsifikuar. Arrestohet në flagrancë 41-vjeçari turk që tentoi të hynte në Shqipëri, me shumën e eurove të padeklaruar dhe sasinë e kanabisit, duke përdorur pasaportë spanjolle të falsifikuar.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, në vijim të kontrolleve të shtuara, me qëllim evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë ndaluar për kontroll më të detajuar një 41-vjeçar, pasi kishin dyshime se kishte paraqitur pasaportë të falsifikuar.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në bagazhet e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, rreth 12 000 euro të padeklaruara dhe pasaportën origjinale të 41-vjeçarit me shtetësi turke, me gjeneralitete A. T.

Nga verifikimet e mëtejshme, ka rezultuar se pasaporta spanjolle që kishte paraqitur ky shtetas, gjatë kryerjes së proceduare në PKK Port Durrës, ishte e falsifikuar.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, u arrestua në flagrancë shtetasi A. T., 41 vjeç, banues në Barcelonë, Spanjë, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...