11.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Situata e tensionuar në veri/ Vuçiç: Do t’i kërkojmë NATO-s vendosjen e 1000 trupave në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, bëri të ditur se pas seancës së 15 dhjetorit, Qeveria e Serbisë do t’i dërgojë kërkesë komandantit të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, për të dërguar deri në 1.000 forca të sigurisë në Kosovë.

Beogradi zyrtar qysh më 8 dhjetor paralajmëroi shqyrtimin e vendosjes së forcave të veta në Kosovë, në bazë të Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuar, raporton REL.

Me këtë paralajmërim, Vuçiç iu përgjigj pranisë së shtuar të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit, e cila është e banuar me shumicë serbe.

Më tregoni se cilën marrëveshje e respekton Prishtina dhe nuk do ta komentoj deklaratën e Borelit sot, tha presidenti i Serbisë, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

“Nuk dua të përgjigjem, sepse kam frikë se reagimi i tij sot është pasojë e sulmit që përjetoi kur shënoi fajtorin e vërtetë për mungesën e konstruktivitetit dhe dështimin e negociatave në Bruksel”, tha presidenti serb.

Vucic po ashtu ka thënë se ka marrë garanci se nuk do të ketë inkursione të reja në veri të Kosovës dhe rrënim të barrikadave dhe u ka bërë thirrje serbëve që të mos bien pre e  provokimeve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...