25.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Horoskopi ditor, e martë, 13 Dhjetor 2022

DASHI

Po jetoni një moment dashurie që ju jep shumë siguri dhe qetësi shpirtërore. Momenti është jashtëzakonisht i favorshëm për ju. Edhe për sa i përket punës, gjithçka po shkon mirë.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë 13 dhjetor 2022), ditët që po përjetoni janë ditë të vështira për ndjenjat, por mund të filloni numërimin mbrapsht. Periudha juaj me fat në dashuri do të fillojë së shpejti. Për sa i përket punës, tregohuni të kujdesshëm për çështje financiare. Ndoshta keni bërë disa llogari gabim dhe mund të keni probleme.

BINJAKËT

Kjo është një kohë kur duhet t’i jepni vetes kohë dhe të merrni vendime. Zgjedhjet do jenë të nevojshme edhe në fushën sentimentale. Për sa i përket punës, gjithçka po shkon mirë, por një periudhë e vështirë ka përpara.

GAFORRJA

Më në fund mund të gjeni qetësinë dhe kohën për t’u sqaruar me partnerin. Nga ana profesionale gjërat dalëngadalë po marrin rrugën e duhur, por për të qenë në krye duhet të presësh edhe pak.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë 13 dhjetor 2022), paraqitet një periudhë tensioni në dashuri. Merrni pak kohë për veten tuaj dhe prisni që gjërat të qetësohen. Së shpejti do të mund të mbështeteni në perspektiva më të mira. Mund të planifikoni edhe angazhimet tuaja të punës për vitin e ardhshëm.

VIRGJËRESHA

Lajme të rëndësishme po vijnë në dashuri. Bëhuni gati për t’i pritur në mënyrën më të mirë të mundshme. Nëse jeni duke kërkuar për një punë të re, kjo është koha e duhur për të vepruar.

PESHORJA

Është një moment delikat në dashuri. Ndoshta po përballeni me një ndasi. Mos i nxisni diskutimet. Për sa i përket punës, bëni kujdes, mos merrni vendime të nxituara.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë 13 dhjetor 2022), jeni një nga shenjat më të pasionuara të zodiakut dhe sonte mund të keni mundësinë t’i jepni dorë të lirë kësaj karakteristike tuajën… Puna? Mund të keni disa probleme ekonomike, bëni kujdes të mos i shpërdoroni paratë tuaja.

SHIGJETARI

Po afrohen lajme të mëdha në dashuri. Mund të bëni edhe takime interesante. Për sa i përket punës, merrni kohë për të vlerësuar gjithçka përpara se të hidheni në aventura të reja profesionale.

BRICJAPI

Është një periudhë qetësie e madhe në marrëdhëniet në çift, shfrytëzojeni për të marrë pak relaks nga problemet që sapo keni kapërcyer. Për sa i përket punës, ka ardhur koha për t’i dhënë vetes pak pushim. Prandaj filloni të planifikoni një pushim të shkurtër.

UJORI

Më në fund diskutimet janë false. Mund të filloni të rimendoni marrëdhënien tuaj me pak qetësi. Keni projekte në mendje, por ende nuk e keni një ide të qartë se për çfarë bëhet fjalë.

PESHQIT

Përpiquni të ruani qetësinë dhe të mos jeni pesimistë. Jepini vetes kohë, do të vijë edhe shansi juaj në dashuri. Për sa i përket punës, tregohuni të gatshëm të bëni zgjedhje të rëndësishme për të ardhmen tuaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...