30.2 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Putin anulon konferencën vjetore për shtyp për herë të parë në 10 vjet

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka anuluar konferencën e tij vjetore për shtyp të fundvitit për herë të parë në 10 vjet, njoftoi Kremlini të hënën, pasi lufta në Ukrainë hyn në muajin e saj të 10-të.

“Sa i përket konferencës së madhe për shtyp, po, ajo nuk do të ndodhë para Vitit të Ri”, u ka thënë gazetarëve, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
“Por ne shpresojmë që presidenti do të gjejë ende një mundësi për të biseduar me [gazetarët], siç bën rregullisht, duke përfshirë gjatë [vizitave] jashtë vendit”, shtoi Peskov.
Peskov nuk dha asnjë arsye për “thyerjen e traditës”, por agresioni i vazhdueshëm i Rusisë në Ukrainë ka të ngjarë të ketë qenë një faktor i rëndësishëm në vendim, raportoi e përditshmja e biznesit RBC muajin e kaluar, duke cituar një burim të njohur me këtë çështje.

Putin, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 2000, ka mbajtur një konferencë shtypi me gazetarë rusë dhe të huaj në dhjetor për shumicën e viteve të sundimit të tij, duke iu përgjigjur pyetjeve mbi një sërë temash që lidhen me politikën e brendshme dhe të jashtme të Rusisë.

Ky takim, zakonisht zgjat disa orë. Vitin e kaluar, Kremlini zgjodhi rreth 500 gazetarë rusë dhe të huaj për të marrë pjesë në konferencën vjetore për shtyp të Putinit, megjithëse shumë media nuk ishin në gjendje të aplikonin për akreditim për shkak të kufizimeve të Covid-19.

Rusia dërgoi trupa në Ukrainë më 24 shkurt dhe njoftoi një mobilizim për të mbështetur forcat e Moskës atje më 21 shtator.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Do të qëndrojë në burg”, Gjykata lë në qeli 40-vjeçarin e dyshuar si bashkëpunëtor...

0
40-vjeçari Besnik Koldreu, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci më 26 prill në fshatin Balldren të...

“E gdhijnë para kryeministrisë”, protesta vijon natën në Tiranë, lexohet kërkesa për dorëheqje dhe...

0
Rreth 10 protestues kanë kaluar natën përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar qëndrimin e tyre në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të ulur në...

“Unë jam miku, jo armiku yt”, Rama reagon gjatë për protestat: “Protestuesi është i...

0
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në kryeqytet, duke publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale,...

Tragjedi në Francë, dy fëmijë 2 dhe 4 vjeç gjenden të pajetë brenda një...

0
Një ngjarje tragjike ka tronditur jugun e Francës, ku dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeç janë gjetur të pajetë brenda një automjeti,...

“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë”, Enver Dugolli i përgjigjet Ramës:...

0
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar përfshirjen e saj si subjekt politik në protestat që po zhvillohen prej ditësh në Shqipëri, duke theksuar se mbështetja e...