25.8 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

Sot konferenca për konsolidimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor ,Yuri Kim :”Reforma në drejtësi nuk është e përsosur, por ka dhënë efektet e saj”

Po mbahet në Tiranë, konferenca për konsolidimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe i Gjykatës së Lartë. Në këtë aktivitet është e pranishme edhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, e cila tha se reforma në drejtësi nuk është e përsosur, por gjithsesi ka dhënë efektet e saj.

“Jemi për të festuar arritjet e KLGJ dhe Gjykatës së Lartë. E di që shpesh jeni të lodhur kur them që reforma në drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë dhe e përsosur, por kemi filluar të shohim rezultatet. Ju duhet të jeni krenarë për arritjet, keni filluar te zvogëloni heshtjet e prambambetura dhe të zëvendësoni tre anëtarët e Gjykatës së Lartë. Jemi krenarë që jemi partnerë me BE për të gjitha pjesët e reformës së drejtësisë. Reforma është e rëndësishme, sepse është kërkesa e drejtë e popullit shqiptar. Katër vite më parë në Gjykatën e Lartë ishte vetëm një gjyqtar, sot kemi një trupe gjyqësore dhe na mungojnë vetëm 3. Besoj brenda tre mujorit të parë të 2023 Gjykata Kushtetuese do ketë anëtarët e saj”, tha Kim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...