15.5 C
Tiranë
Monday, September 23, 2024
spot_img

Francë/ Pallati në flakë, vdesin 10 persona, mes tyre 5 fëmijë

Dhjetë persona, përfshirë pesë fëmijë, kanë humbur jetën në një zjarr në një pallat pranë Lionit të Francës. Policia bëri të ditur se në orën 06:30 se një “zjarr i madh” shpërtheu në një bllok apartamentesh shtatëkatëshe në Vaulx-en-Velin, raporton BBC.

Përveç numrit të të vdekurve, ata thanë se katër persona kanë mbetur në gjendje kritike dhe 10 të tjerë kishin raportuar lëndime të lehta.
Në vendngjarje janë 170 zjarrfikës. Një kordon sigurie është ngritur në vendin ku ka rënë zjarri. Puna për shuarjen e zjarrit dhe për nxjerrjen e personave nga godina po vijon.

Sipas mediave, fëmijët që humbën jetën janë të moshave nga 5-15 vjeç. Autoritetet franceze kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e kësaj tregjedie të rëndë që u mori jetën dhejtë qytetarëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT