23.2 C
Tiranë
Wednesday, June 24, 2026

Berisha denoncon , ” Kreut të SHISH nuk po i lejohet të marr detyrën pa asnjë akt …”

Kreu i PD-së Sali Berisha ka bërë sot një denoncim të fortë në lidhje me kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror.

Berisha tha se në dhunim flagrant të kushtetutës së vendit, në një akt mafioz të pashembullt shefit të SHISH të emëruar në përputhje me Kushtetutën e vendit nga Presidenti i Republikës, të dërguar për shkollim në SHBA pas kthimit nga shkollimi në kundërshtim me ligjin i mbyllen dyert e shërbimit dhe nuk i lejohet të marrë detyrën

“Sot jam në këtë bisedë për të diskutuar me ju zhvillimet e fundit, ndër të cilët informoj shqiptarët se në dhunim flagrant të kushtetutës së vendit, në një akt mafioz të pashembullt shefit të SHISH të emëruar në përputhje me Kushtetutën e vendit nga Presidenti i Republikës, të dërguar për shkollim në SHBA pas kthimit nga shkollimi në kundërshtim me ligjin i mbyllen dyert e shërbimit dhe nuk i lejohet të marrë detyrën pa asnjë akt, pa asnjë vendim, të atij që supozohet të jetë kryetar shteti dhe që mbron firmën i institucionit. Shefi i shërbimit informativ kombëtar propozohet nga kryeministri, por emërohet nga Presidenti dhe po me ligj ai iu raporton të dyve, informon që të dy”, deklaroi Berisha.

Ai theksoi se ky është një akti i turpshëm, një akt që dëshmon se këtu nuk ka shtet, por ka vetëm një njeri që nuk njeh ligj, kushtetutë as parim dhe ky është Edi Rama.

“Ju mund të merrni deklaratat e mia për Bendon, asnjë konsideratë të veçantë nuk kam shprehur, përkundrazi, gjithë rezervat e mia. Por a mund të pranohet një akt banditeskt në qoftë se Edi Rama e konsideron atë spiun të amerikanëve, francezëve, apo gjermanëve ai duhet të bëjë transparencë para shqiptarëve. Pasi për aq kohë sa Elidon Bendo ka kryer atë detyrë, ka drejtuar një institucion kushtetues, është një emërtesë kushtetuese, emërohet nga kreu i Shtetit dhe s’ka kërkush të drejtë pa pëlqimin e kreut të Shtetit me shkrim, dhe s’ka askush të drejtë as ta pezullojë, as ta shkarkojë. Këto janë akte banditeske, të turpshme. Dënoj me ashpërsinë më të madhe. Ky Kashani që ka dërguar Edi Rama nga enturazhi i tij më i ngushtë, nuk ka punuar një ditë të vetme, nuk ka qenë as informator i shërbimit, nuk ka punuar asnjë ditë dhe merr shërbimin si një militant i verbër me dy porosi, e para do lartësohesh në detyrë nëse zotohesh që nuk komunikon me partnerët. Është absolutisht e vërtetë kjo, është burimore, nuk ka ndodh kurrë që kur është themeluar shërbimi. Një porosi e tillë nuk është dhënë kurrë. Qytetarët duhet ta dinë që pa komunikim me partnerët shërbimi është larg çdo mundësie për të përmbushur objektivat e tij për sigurinë kombëtare”, tha kreu i PD.

Ai tha se Shërbimi informativ nuk ka fuqi imponimi të ligjit. “Është thjesht mbledhës informacioni, sepse të atillë e ka përcaktuar ligjvënësi. Edi Rama u kërkon që çdo bashkëpunim me shërbimet partnere, të kalojë direkt nga Edi Rama. Po sikur të na e çojë në Beograd këtë bashkëpunim Edi Rama?”, tha kreu i PD.

Sipas tij, Edi Rama do të kontrollojë çdo lloj kërkese apo forme bashkëpunimi me partnerët, çka është absolutisht e papranueshme.

“Një kryeministër sigurisht që duhet të dijë çdo aktivitet që lidhet me jetët e njerëzve. Ai duhet të dijë për çdo veprim që mund të vijë në kundërshtim me KEDNJ dhe Kushtetutën, por Shërbimi ynë Informativ nuk ka fuqi imponimi të ligjit, është thjeshtë mbledhës i informacionit. Ky u kërkon që çdo bashkëpunim me shërbimet partnere të kalojë direkt nga Edi Rama. Ai e përdor shërbimin për të mbikëqyrur opozitën dhe veprimtarinë e saj. Preokupimi im kryesor është që këtu s’ka ligj më. Në qoftë se Helidon Bendo është i rekrutuar nga shërbimet e vendeve partnere, ai shkon në gjyq. Të përdorësh ti shkëmbimin e informacionit si dëshmi për rekrutim, kjo nuk mund të ndodhë”, u shpreh Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Lëvizje në Portin e Sarandës/ Largohet Admir Malaj, emërohet Gjergji Mërkuri në krye të...

0
Ndryshime në drejtimin e Portit Detar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të portit, ndërsa në vend...

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...

Hungari: Arrestohet 30-vjeçari që dyshohet se ruante dhe konsumonte pjesë trupash njerëzore

0
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Hungari, ku autoritetet kanë arrestuar një 30-vjeçar të vetëshpallur si kanibal, i dyshuar për posedim dhe përdorim...

APP propozon masa ndaj zyrtarëve në Vlorë pas auditimit të 64 tenderëve: “Shkelje në...

0
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka evidentuar një sërë shkeljesh në procedurat e prokurimit të kryera nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike të Bashkisë...

Senati kufizon kompetencat e Trump për veprime ushtarake ndaj Iranit: ‘Rezolutë e parakohshme dhe...

0
Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që synon të kufizojë aftësinë e Presidentit Donald Trump për të ndërmarrë veprime ushtarake të...