32.8 C
Tiranë
Thursday, June 25, 2026

U zgjodh ne krye të SPAK,ja kush është Altin Dumani dhe dosjet e bujshme të tij

Altin Dumani u zgjodh sot me 5 votat e KLP si kreu i ri i SPAK. Ai do të drejtojë Prokurorinë e Posaçme për 3 vitet e ardhshme. Por cili është profili i tij.

Dumani njihet si një nga prokurorët që ka hetuar dosjet më të nxehta në Shqipëri.
Një prej dosjeve më voluminoze dhe të bujshme ishte edhe ajo e operacionit të koduar koduar “Golden Bullet”, “Plumbi i artë”, pas arrestimit të dy vrasësve me pagesë Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha.

Altin Dumani njihet edhe si prokurori i SPAK që udhëhoqi operacionin që çoi në pranga 13 persona mes të cilëve edhe gjyqtaren e Gjykatës së Krujes Enkeleda Hoxha që lironte të fortët nga qelia.

Ai bëri bujë me qëndrimin që mbajti gjatë gjykimit të 29 të pandehurve të Gërdecit dhe 3 dënimet e përjetshme që kërkoi për tre nga të pandehurit kryesorë të tragjedisë së 15 marsit të vitit 2008.

Altin Dumani ka lindur në Shupenzë të Dibrës më 24,10,1974.

Ai ka një karrierë prej 20 vitesh si prokuror ku në mars të vitit 1999, ka shkelur për herë të parë në prokurori, me detyrë në Sarandë.

Ai u bë drejtues prokurorie për herë të parë në Tropojë, në vitin 2000, një post sipas Dumanit që u refuzua nga shumë të tjerë për shkak të çështjeve problematike atje.

10 Shtator 2007 dhe në vazhdim, Zv/ Drejtuesi i Prokurorisë se Rrethit Giyqësor Tirane dhe Drejtuesi i Njësisë Përbashkët Hetimore, për hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

01 Qershor 2007 Gjyqësor Tiranë, 10 Shtator 2007, Prokuror ne Prokurorinë e Rrethit

05 Tetor 2004 – 01 Qershor 2007 Zv/ Drejtues i Prokurorisë Për Krime të Rënda, Tiranë

06 Janar 2004 – 05 Tetor 2004, Prokuror në Prokurorinë Për Krime të Rënda, Tiranë

Janar 2002 – 06 Janar 2004, Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Tiranë.

01 Shkurt 2001 – Janar 2002, prokuror i komanduar ne Drejtorinë e Luftës Kundra Krimit të Organizuar pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

01 Shkurt 2000 – 01 Shkurt 2001, Prokuror i Rrethit Tropojë

01 Mars 1999 – 01 Shkurt 2000, Of. Pol. Gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Sarandë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama alarmon socialistët: “Mjaft me ekrane, zbrisni urgjentisht në terren!” – Kritika edhe për...

0
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një ndryshim të menjëhershëm të mënyrës së funksionimit të Partisë Socialiste në terren, duke u dhënë porosi drejtuesve politikë...

Horoskopi ditor, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji të re dhe dëshirë për të vepruar. Një mundësi interesante në punë ose në jetën personale mund të kërkojë një...

Parashikimi I motit, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
Për 25 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë kryesisht i kthjellët dhe i nxehtë, me temperatura të larta në shumicën e territorit. Në...

Lëvizje në Portin e Sarandës/ Largohet Admir Malaj, emërohet Gjergji Mërkuri në krye të...

0
Ndryshime në drejtimin e Portit Detar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të portit, ndërsa në vend...

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...