34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Eurostat/ 110 mijë shqiptarë jetojnë në Francë e Gjermani, gati trefishim nga 2015-a

Gjermania dhe Franca janë bërë dy shtetet më të preferuara të shqiptarëve që po ikin në Europë gjatë viteve të fundit në ciklin e ri të emigracionit, duke zënë vendin e Italisë dhe Greqisë që pas viteve ’90 ishin dy shtetet që pritën fluksin më të lartë të emigrantëve.

Eurostat ka publikuar të dhënat për popullsinë me shtetësi shqiptare që jeton në shtetet e Bashkimit Europian për vitin 2021. Duke qenë se të dhënat për Greqinë mungojnë nuk mund të jepet shifra totale e shtetasve shqiptarë që jetojnë në gjithë Bashkimin Europian.

Nga të dhënat e dsponueshme, Italia është shteti kryesor, me 433 mijë shqiptarë. Nga vlerësimet e mëparshme numri i atyre që jetojnë në Greqi është në të njëjtat nivele si në Itali, apo dhe më i lartë.

Nga të dhënat e Eurostat konstatohet se 5-6 vitet e fundit Gjermania dhe Franca kanë shënuar rritjen më të shpejtë të popullsisë shqiptare, ndërsa në Itali tendenca ka qenë në rënie.

Në vitin 2021, popullsia shqiptare e regjistruar në Gjermani ishte gati 77 mijë persona, apo gati tre herë më e lartë se në 2015-n, përpara se të rifillonte cikli i ri i emigracionit.

Në Francë, numri i shtetasve të regjistruar ka arritur në 33 mijë persona, pothuajse me trefishim në krahasim me 2015-n. Në të dy këto shtete së bashku tashmë jetojnë rreth 110 mijë shtetas shqiptarë të regjistruar.

Gjermania është shteti i tretë me numrin më të madh të shtetasve shqiptarë, pas Italisë e Greqisë, ndërsa Franca e katërta. Pas tyre renditet Belgjika me rreth 7 mijë, Suedia me rreth 6 mijë, Zvicra me gati 3 mijë. Ndërkohë mungojnë të dhënat edhe për Spanjën.

Për të gjitha shtetet që raportohen të dhënat, popullsia shqiptare që jeton në to ishte 570 mijë në fund të vitit 2021, por siç u theksua mungojnë të dhënat për Greqinë, që është një shtet i rëndësishëm sa i përket numrit të shqiptarëve që jetojnë në të.

Të dhëna të tjera të Eurostat për lejet e qëndrimit, që nga viti 2008, kur Eurostat raporton të dhënat, deri në vitin 2021, shtetet e BE-së kanë dhënë për shqiptarë gjithsej 756 mijë shtetas shqiptarë.

Nga institucionet ndërkombëtare, numri i lejeve të qëndrimit për shtetasit e një vendi llogaritet si emigracion.

Sa të integruar janë migrantët në Europë

Publikimi i fundit i Eurostat për të dhënat e migrantëve në Bashkimin Europian, ka dhënë informacion mbi integrimit e emigrantëve nga gjithë vendet e tjera në shtetet e BE-së.

Në vitin 2021, nga personat 20-64 vjeç që jetojnë në BE, 59,1 % e shtetasve jo-BE ishin të punësuar, dukshëm më pak se për qytetarët e Shteteve të tjera Anëtare të BE-së (74,4 %). Kur bëhet fjalë për papunësinë, shkalla ishte 6,3 % për shtetasit e vendit përkatës të BE-së, 8,7 % për qytetarët e shteteve të tjera anëtare të BE-së dhe afërsisht dy herë më e lartë, 15,5 %, për shtetasit jo të BE-së.

Kur bëhet fjalë për nivelin arsimor, qytetarët jo-BE të moshës 25-74 vjeç kishin më shumë gjasa të kishin një nivel të ulët arsimor (45.9%) sesa vendasit (22.1%) dhe qytetarët e BE-së që jetonin në një shtet tjetër anëtar (28.9%). Vendasit regjistruan përqindjen më të lartë midis atyre që kishin një nivel arsimor mesatar (46.5%), ndërsa qytetarët e BE-së që banonin në një shtet tjetër anëtar përfaqësonin përqindjen më të lartë midis atyre me arsim të lartë (32.0%).

Për sa i përket përfshirjes sociale, 48.4% e qytetarëve jo-BE (të moshës 18 vjeç e lart) ishin në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social kundrejt 19.5% të vendasve dhe 27.5% të qytetarëve të BE-së që banonin në një shtet tjetër anëtar. Sa i përket strehimit, në vitin 2021, vetëm 24.2% e qytetarëve jo-BE zotëronin një shtëpi në BE, kundrejt 35.0% të qytetarëve të BE-së që banonin në një shtet tjetër anëtar dhe 74.3% të vendasve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...