12.5 C
Tiranë
Friday, November 15, 2024
spot_img

E rëndë në Pejë foshja e vdekur futet bashkë me çarçfaë në lavatriçe, arrestohen 4 mami dhe 2 sanitare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë javës së kaluar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

Një foshnje e cila kishte lindur pa shenja jete dyshohet se është futur në rrobalarëse e mbështjellë me çarçafë.

Lidhur me këtë rast Spitali i Pejës ka njoftuar mbrëmë se janë pezulluar shtatë punonjës.

“Spitali të Përgjithshëm në Pejë me qëllimin që të bëjë hetime të papenguara dhe të detajuara për këtë rast deri më tani ka pezulluar 7 punonjës të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë dhe është duke zhvilluar procedurat disiplinore me qëllim të zbardhjes së tërë rastit”, thuhet në njoftim.

Telegrafi nga burime mëson se në mesin e shtatë të pezulluarve janë 4 mami, pastruesi dhe dy sanitare.

Në njoftimin e spitalit është bërë e ditur se rasti ka ndodhur mbrëmjen e datës 13.12.2022.

“Në Repartin e Gjinekologjisë të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë në mbrëmjen e datës 13.12.2022 tek një shtatzënë e shtrirë në Spitalin tonë është bërë diagnostikimi i frytit të vdekur nga ana e mjekut kujdestar, dhe si rrjedhojë ka ndodhur një intervenim kirurgjik dhe fetusi nxirret me prerje cezariane i vdekur në javën e 32 të gestacionit”, thuhet në njoftim.

Deklaratat e Prokurorisë dhe Policisë për rastin.

Rasti i cili tronditi opinion të mërkurën mbrëma është konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore e Pejës dhe Policia e Kosovës.

Ngjarja e rëndë fillimisht u raportua nga portali “Indeksonline”, ku thuhej se pakujdesia e madhe e stafit të Repartit të Gjinekologjisë, ka bërë që në rrobalarësen e çarçafëve të futet një foshnje e vdekur. E njëjta u nxor copa-copa nga rrobalarësja.

Babai i foshnjës mes lotësh tregoi se si neglizhenca e madhe e spitalit ka tronditur familjen e tij.

Lidhur me këtë ngjarje, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj i tha Telegrafit se kanë nisur hetimet.

Në anën tjetër zëdhënësi i kësaj Prokurorie, Shkodran Nikçi bëri të ditur se prokurorja e rastit gjatë ditës së djeshme (e mërkurë) ka pasur një takim konsultativ me prindin e foshnjës.

“Rasti ka ndodhur javën e kaluar. Menjëherë pas informatave në vendin e ngjarjes ka shkuar Prokurori i nga Departamenti i Krimeve të Rënda së bashku me Inspektoratin Shëndetësorë dhe policinë. Rasti është duke u hetuar dhe jemi në pritje të raportit nga Inspektorati Shëndetësorë lidhur me këtë ngjarje. Prokurorja e rastit sot ka pasur një takim konsultativ me prindin e foshnjës për të kuptuar më shumë rreth rastit”, ka thënë Nikçi.

Ndërkaq nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës kanë thënë se rasti është duke u hetuar.

“Nga ankuesi, Policia ёshtё informuar pёr njё rast i cili ka ndodhur nё Spitalin Rajonal nё Pejё. Policia menjëherë ka dalё nё vendngjarje, Prokurori i Shtetit, gjithashtu. Nё vendngjarje kanё dalё edhe inspektorët e shëndetësisë. Rasti, me urdhёr tё Prokurorit tё Shtetit, ёshtё duke u hetuar” , ka thënë zëdhënësi i policisë, Driton Rugova.

Çfarë parashihet sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës për dëmtimin e kufomës?

Në bazë të nenit 421, pika 2, personi që ka dëmtuar kufomën dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.
“Kushdo që pa autorizim heq, dëmton, shkatërron ose fsheh kufomën, një pjesë të saj ose hirin e të vdekurit, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet”, citohet pika 2 e nenit 421.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT