28.6 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Kandidatura e opozitës për postin e Avokatit të Popullit/ Rama: “Nuk votojmë asnjë kandidat të atyre që luftojnë për vulë”

Kryeministri Edi Rama deklaroi se mazhoranca nuk do ta votojë Ledio Brahon si kandidat për Avokatin e Popullit.

Gjatë seancës parlamentare, Rama tha se nuk mund të zgjidhet avokati i PD-së në një post të rëndësishëm si ai i Avokatit të popullit. Kreu i qeverisë ka ironizuar Ledio Brahon, duke thënë se ai ka humbur çdo seancë gjyqësore ndaj mazhorancës, duke mbrojtur Partinë Demokratike.

Rama: Dëgjova që mu referua dhe mua parafolësi i parafolësit. Është për të ardhur keq që kjo gjuha ekstreme është bërë buka e përditshme dhe e përhershme e çdo fjalimi dhe çdo ndërhyrje për procedurë. E vërteta është krejt ndryshe. Gr. Parlamentar i PS nuk funksionon në mënyrë klandestine. Kur ka votime politike dhe kur ka vendimmarrje politike, ne marrim vendime. Keni parë kur marrim ndonjë vendim politik për figurë të drejtësisë.

Bardhi: Ardian Dvorani.

Rama: Kjo është njësoj si muhabeti i offshorit, ti e di që je offshore, por nuk ta provoj dot. Njësoj është edhe kjo. Ne nuk kemi asnjë problem tu themi atë që kemi vendosur. Se kemi pasur kurrë këtë problem. Nëse do kishim marrë këtë vendim politik, do jua thonim në sy. Nuk kishte nevojë që të linim gjurmë të na i kapni ju. Nuk e kemi një vendim të tillë. Përsa i përket avokatit të PD, mbajeni se do ju duhet për proceset e vulave.

Por nuk mund ta sillni këtu ta votojmë ne. Procesi kërkon bonsens. Ne kemi marrë përsipër propozimin për avokatin e popullit për të shkuarën. Nuk kemi sjellë asnjë avokat të PS-së. Nuk ka lënë gjyq pa humbur me ne. Nuk mbeti asnjë njeri përveç avokatit të vulës. Kjo nuk ka shans fare. Nuk ka asnjë përpjekje për të ngatërruar ndonjë votim. Nuk votojmë asnjë kandidat të atyre që luftojnë për vulë, dhe atë të vulëhumburit. Votimi tjetër është votimi i lirë i secilit. Kështu që luftën me mafien vazhdojeni në rrugët e fantazive tuaja. Pse bërtet tani?

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...