25.6 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Blushi: “Rilindja që paguan 80 mijë euro pronarët e inceneratorëve që nuk ekzistojnë, por që nuk jep 16 mijë lekë në muaj për invalidët”

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar pasi personat me aftësi të kufizuara në Elbasan kanë hyrë në greve urie në prag të festave të fundvitit.

“Qeveria e pashpirt u ka hequr padrejtësisht ndihmën mujore, duke i tallur, mashtruar dhe braktisur në hallin e tyre”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Sipas Blushit, “Rilindja” “paguan 80 mijë euro çdo ditë pronarët në arrati të inceneratorëve që nuk ekzistojnë, zhvat miliona euro me koncensione, PPP, tendera sekretë dhe rrugë të florinjta, por që nuk jep 16 mijë lekë në muaj për invalidët nuk meriton më asnjë ditë të qëndrojë në pushtet”.

REAGIMI I PLOTE

Solidaritet dhe mbështetje të plotë për kërkesat e drejta dhe plotësisht të realizueshme të personave me aftësi të kufizuara në Elbasan që kanë hyrë në greve urie në prag të festave të fundvitit për shkak se Qeveria e pashpirt u ka hequr padrejtësisht ndihmën mujore, duke i tallur, mashtruar dhe braktisur në hallin e tyre.

“Rilindja” që paguan 80 mijë euro çdo ditë pronarët në arrati të inceneratorëve që nuk ekzistojnë, që vjedh edhe kafshatën e jetimëve, që zhvat miliona euro me koncensione, PPP, tendera sekretë dhe rrugë të florinjta, por që nuk jep 16 mijë lekë në muaj për invalidët nuk meriton më asnjë ditë të qëndrojë në pushtet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...