18.5 C
Tiranë
Monday, September 23, 2024
spot_img

E diel festash, mbahet në Tiranë mesha e Krishtlindjes në Katedaralen Ortodokse

Në Tiranë u mbajt këtë të diel mesha e Krishtlindjes në Katedralen Ortodokse. Besimtarët luten për më shumë paqe, respekt, dashuri dhe shëndet për familjet dhe të afërmit e tyre.

Në mbarë botën besimtarët ortodoksë dhe katolikë kremtojnë Krishtlindjen, festë kjo, e cila bashkon njerëzit duke përçuar mesazhe pajtimi, respekti dhe falje për njëri-tjetrin.

Papa Françesku udhëhoqi meshën e Krishtlindjeve në Vatikan dhe si vitet e kaluara, ai dërgoi mesazhe që lidhen me të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen.

Gjatë fjalimit, Papa theksoi se të dobëtit janë viktima të qëndresës njerëzore, ndaj bëri thirrje për më shumë përkrahje e dashuri për të pamundurit.

“Të dobëtit janë viktima të grykësisë gjersa njerëzit e uritur për pushtet gllabërojnë vëllezërit dhe motrat e tyre. Edhe fëmijët sot po gllabërohen nga luftërat. Krishtlindjet nuk festohen pa të varfrit. Njerëzimi sot po ngopet me para, pushtet dhe kënaqësi. Nuk po lë asnjë vend për të varfrit. Zoti nuk është një baba që gllabëron fëmijët e tij, por ai që na ushqen me butësi. Ai vjen të na prekë zemrat dhe të na thotë se është e vetmja forcë që ndryshon rrjedhën e historisë. Ai nuk rri i distancuar dhe i fuqishëm, por bëhet i afërt dhe i përulur”, tha Papa.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT