27.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Lufta në Ukrainë, deklarata e papritur e Putinit: “Moska është e gatshme të negociojë me Kievin”

Presidenti rus Vladimir Putin vazhdon të këmbëngulë se Moska është e gatshme të negociojë për t’i dhënë fund luftës ndaj Ukrainës, por në të njëjtën kohë është duke akuzuar Perëndimin dhe Kievin për “refuzim” dhe kompromis.

“Ne jemi të gatshëm të negociojmë me të gjithë të përfshirët për zgjidhje të pranueshme, por kjo varet nga ata. Nuk jemi ne që refuzojmë të negociojmë, ata janë. Unë besoj se ne po veprojmë në drejtimin e duhur, po mbrojmë interesat tona kombëtare, interesat e qytetarëve tanë, popullit tonë. Dhe ne nuk kemi zgjidhje tjetër përveçse të mbrojmë qytetarët tanë”, tha presidenti rus për një televizion shtetëror.

Përpos deklaratës së Putin-it, duket se Rusia nuk është ende e gatshme të tërheqë trupat e saj nga Ukraina. Jo më larg se mëngjesin e sotëm Kievi u zgjua nga sulmet ruse, pikërisht në ditën e Krishtlindjeve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...