25.8 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë: Do të rrisim numrin e forcave speciale të ushtrisë

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, tha të hënën se numri i pjesëtarëve të njësive speciale të Forcave të Armatosura Serbe do të rritet nga 1.500 në 5.000 deri në fund të vitit 2023. Një vendim i tillë erdhi, tha ai, “me urdhër” të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Në deklaratën e publikuar nga Ministria e Mbrojtjes, Vuçeviç nuk ka dhënë arsye konkrete për këtë vendim, përveç se tha që Forcat e Armatosura Serbe do të jenë “grushti më i fortë që do të copëtojë dëshirat dhe qëllimet e këqija” të atyre që “dëshirojnë ta dëmtojnë popullin tonë”.

“Dua ta informoj opinionin e Serbisë dhe jo vetëm të Serbisë, se mbrëmë gjeneral [Milan] Mojsiloviç, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, dhe unë morëm një detyrë, një urdhër nga Presidenti i Republikës si Komandant i Përgjithshëm [Aleksandar Vuçiç], për të rritur numrin e pjesëtarëve të njësive speciale në Ushtrinë Serbe deri në fund të vitit 2023”, tha Vuçeviç.

Vuçeviç tha se ushtria serbe do të ketë 5.000 ushtarë të trajnuar dhe të përgatitur me armët më moderne, të gatshëm “për të mbrojtur atdheun, për të kryer çdo detyrë në çdo kohë dhe në çdo pjesë të territorit tonë”.

Ata do të jenë të gatshëm t’u përgjigjen të gjitha sfidave me të cilat përballet atdheu ynë, shtoi Vuçeviç.

Ky vendim vjen një ditë pasi shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Milan Mojsiloviç, tha se në mbrëmjen e 25 dhjetorit ka pasur një takim me presidentin e Serbisë dhe udhëheqjen ushtarake lidhur me ngjarjet në Kosovë. Pas atij takimi ai shkoi në Rashkë, në jug të Serbisë.

Mojsiloviç tha për televizionin Pink se situata në Kosovë është e tillë që kërkon praninë e ushtrisë serbe përgjatë, siç ka thënë ai, “vijës administrative”.

Të dielën në mbrëmje, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se ka “dëgjuar dhe parë të shtëna armësh” pranë një prej patrullave të saj në Zubin Potok – një nga katër komunat në veri të Kosovës me shumicë serbe.

Mediat në Serbi kanë raportuar të dielën se rreth orës 19:45 janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në Zubin Potok dhe se kjo ka ndodhur pasi policia e Kosovës “dëshiroi të heqë njërën nga barrikadat” e ngritura nga serbët më 10 dhjetor. Ky informacion është mohuar nga Policia e Kosovës.

Situata e tensionuar në veri të Kosovës që nga muaji nëntor është përshkallëzuar pas arrestimit të ish-policit me kombësi serbe, Dejan Pantiç – i cili dyshohet për sulmin e 6 dhjetorit në zyrën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Për të kundërshtuar arrestimin e tij, grupe të qytetarëve serbë në veri ngritën barrikada qysh më 10 dhjetor. Për shkak se barrikadat kanë bllokuar rrugët që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak – që lidhin Kosovën dhe Serbinë – këto dy pika janë mbyllur për qarkullim.

Autoritetet në Kosovë thanë se kanë kapacitete për largimin e barrikadave të ngritura në veri, por se i kanë dhënë kohë misionit të NATO-s, KFOR, që ta bindë komunitetin lokal që t’i largojë vetë ato./REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...