25.8 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

Situata ekonomike/ Tabaku ironizon qeverinë: “Parajsa e arritjeve imagjinare po mbyllet mirë”

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku shprehet se sot ekonomia shqiptare është në vështirësi prej faktorëve të jashtëm dhe atyre të brendshëm.

Ajo thotë se sot Shqipëria ka borxhin më të lartë dhe çmimet më të larta. Tabaku shton se ditët e fundit të vitit do të donte të dëgjonte se cilat janë sfidat dhe zgjidhjet e kësaj situate.

Deputetja shprehet se vitin e ardhshëm ekonomia duhet të ketë shpresë dhe të krijojë mundësi sepse Shqipëria duhet të zhvillohet.

Statusi i plotë i Jorida Tabakut

Në fundvit shqiptarët presin shpresë, alternativë dhe mundësi të reja!  Sot, ekonomia shqiptare është në vështirësi sa prej faktorëve të jashtëm por më shumë prej faktorëve të brendshëm. Parajsa e arritjeve imagjinare që thotë që viti po mbyllet mirë, dhe që normalizon vështirësitë që sot po kalojnë familjet shqiptare nuk ndihmon askënd.

Sot, kemi inflacionin (rritjen e çmimeve) më të lartë në rajon dhe më gjerë 8.3 %, kemi një rritje të jashtëzakonshme të kësteve të kredisë të papërballueshme për xhepat e familjeve shqiptare dhe bizneseve.

Kemi borxhin më të lartë në rajon që po arrin 100% të PBB. Kemi çmimet më të larta të karburanteve që me bordet komuniste po rrisin kostot e prodhimit e kostot e bizneseve. Unë refuzoj ta besoj se ajo që ofron sot qeveria është ndërtimi dhe krenohen se sot po ndërtohet me burime financiare informale që në fakt po e shkatërrojnë ekonominë. Bujqësia dhe turizmi dy sektorë që kanë 40 % të PBB sot janë të mbitaksuar, të nën financuara e të pavlerësuar!

Sot, sfida e ekonomisë shqiptare është largimi, emigrimi dhe pa ofruar alternativa për shqiptarët për të investuar këtu, pa vlerësuar punën, pa ofruar meritokraci Shqipëria do të përballet me rënie të krahut të specializuar të punës e me rritjen e moshës mesatare e cila sot është avantazhi konkurrues që ka Shqipëria në rajon.

Ditët e fundit të vitit doja të dëgjoja se cilat janë sfidat e si do jenë zgjidhjet dhe refuzoj ta besoj që ato do të vijnë nga ligji lojërave të fatit dhe amnistia fiskale.

Vitin e ardhshëm ekonomia duhet të ketë shpresë, duhet të krijojë mundësi! Se ka një  Shqipëri që do të zhvillohet, që do të ndryshojë, ka një Shqipëri që do të punojë por fatkeqësisht me këtë model ekonomik e korrupsion nuk mundet!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...