Gjykata e Apelit ka lënë në burg Gerti Shehun, i cili goditi me grusht liderin e PD, Sali Berishën gjatë protestës së 6 dhjetorit.
Togat e zeza hodhën poshtë kërkesën e avokatëve për shtriminm e tij në psikiatri ose vendosjen e masës “arrest shtëpie”.
Sipas tyre, ai vuan nga çrregullime mendore dhe kërkuan shtrim të përkohshëm në një institucion psikiatrik, ose lënien në arrest shtëpie.
Përfaqësuesit ligjorë të 32-vjeçarit thanë po mblidhin të dhëna të reja për të vërtetuar pretendimet e tyre për gjendjen e shëndetësore të Gerti Shehut.