Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reguar për vdekjen e 48-vjeçares Shpresa Cani në ambientet e brendshme të Bashkisë Lushnje.
Referuar qytetarit digjital, Berisha shkruan se shtetasja e ndjerë fillimisht ka debatuar me drejtoreshën e ndihmës ekonomike pasi i është refuzuar zgjidhja e problemit.
Sipas tij, nga ky moment ajo ka kërkuar takim me kryetaren e bashkisë dhe kur është afruar afër zyrës së saj, 48-vjeçarja është tentuar të nxirret jashtë nga forcat e policisë bashkiake dhe pikërisht në këtë moment ajo ka humbur jetën.
Postimi i Berishës:
Pashpirtesi!! Shpresa Cani, 48 vjeç vdes në zyrën e kryebashkiakes së Lushnjes,Bashkia i hoqi ndihmen ekonomike! Pashpirtësi dhe vetëm pashpirtësi!
Te dashur miq, qytetari dixhital informon se gjendja shëndetësore e Shpresa Canit u rëndua pas debatit me punonjëset e Bashkisë Lushnje. Fillimisht 48 vjeçarja, Shpresa Cani ka debatuar me drejtorëshen e drejtorisë së ndihmës ekonomike, Anila Çela, bashkëshorte e deputetit Bujar Çela i PS-së, ku I është refuzuar përgjigje dhe zgjidhje për problemin e saj. Pas debatit, 48 vjeçarja ka kërkuar takim me kryebashkiaken Eriselda Sefa, duke arritur të shkojë deri në paradhomën e kryebashkiakes. Aty është tentuart të nxirret me forca nga Policia Bashkiake, ku dhe është ndjerë keq dhe ka ndërruar jetë.
48 vjeçarja, Shpresa Cani kishte shkuar në Bashkinë e Lushnjes për tu ankuar për heqjen e ndihmës. Cani ishte në kushte të vështira ekonomike por edhe shëndetësore. Duke shrehur ngushellimet me te ndjera familjes për humbjen e njeriut të dashur dënoj këtë akt çnjerëzor si vrasje shtetërore me terror psikologjik dhe ekonomik vdekjen e Shpresës në zyrat e shtetit nga zemërimi i shkaktuar nga pashpirtësia e zyrtarëve të sektit çnjerëzor të Rilindjes së Edi Ramës
Berisha jep tjetër version për vdekjen e 48-vjeçares në Lushnjë: Kishte shkuar në Bashkinë …
POSTIMET E FUNDIT
Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...
“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...
“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...
Tragjedi në Elbasan: 56-vjeçari gjendet i pajetë, dyshohet vetëvrasje me armë zjarri
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e “Urës së Lizës” në Elbasan, ku një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete, dyshohet si...
“Devijova për të shmangur një makinë” – dëshmia e Nikoll Radaçit pas tragjedisë në...
Nikoll Radaçi ka dhënë dëshminë e tij lidhur me aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur. Në deklarimet e tij...






