11.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Tentoi të hynte në Shqipëri, duke përdorur dokumente të falsifikuara, vihet në pranga 32-vjeçari

Një 32-vjeçar me iniciale A.F. është vënë në prangat e policisë ndërkohë që është vënë nën hetim motra e tij pasi dyshohet se kishin përdorur dokumente false për të hyrë drejt Shqipërisë përmes Portit të Durrësit.

Ndërkohë gjatë kontrolleve policia ka vënë në pranga edhe një 50-vjeçar nga Kosova pasi në automjetin që ai drejtonte u gjetën qindra steka me cigare të kontrabanduara.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Korridori”, si rezultat i kontrolleve të shtuara në hyrje/dalje, nga shërbimet e Policisë Kufitare.

Tentoi të hynte në Shqipëri, duke përdorur dokumente të falsifikuara, vihet në pranga 32-vjeçari.

Në hetim për këtë rast, një 36-vjeçare (motra e të arrestuarit) dhe një shtetas tjetër që ndihmoi për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Goditet në port edhe një rast i kontrabandës së mallrave. Sekuestrohen qindra paketa me cigare dhe vihet në pranga 50-vjeçari nga Kosova, i cili i transportonte ato.

Shërbimet e PKK Port Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, në zbatim të masave shtesë për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe për qarkullimin e sigurt dhe të lehtësuar të qytetarëve në hyrje/dalje, përgjatë ditëve festive, kanë goditur në kuadër të operacionit “Korridori”, 3 raste të tjera të paligjshmërive në këtë fushë. Si rezultat,

-u arrestua në flagrancë shtetasi A. F., 32 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen L. F., 36 vjeçe, banuese në Shkodër (motra e shtetasit A. F.), për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Gjatë kontrolleve nga shërbimet e Policisë Kufitare, duke përdorur pajisje dedektuese të teknologjisë bashkëkohore, u konstatua se këta shtetas tentonin të hynin në territorin e RSH-së, me dokumente false.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë edhe për shtetasin T. Gj., 25 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi dyshohet se ka ndihmuar shtetasit A. F. dhe L. F., për të kaluar kufirin në mënyrë të kundërligjshme.

-Gjithashtu, në kuadër të operacionit “Korridori”, u arrestua në flagrancë shtetasi H. I., 50 vjeç, me shtetësi kosovare dhe banues në Francë, pasi në automjetin që drejtonte, shërbimet e PKK Port Durrës gjetën dhe sekuestruan qindra paketa me cigare të kontrabanduara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...