34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Arrestimi i drejtoreshës së Mjedisit, avokati: “Nuk mohon asgjë në marrëdhënie me personat që kanë bërë kallëzim”

Avokati i Vjola Sterjos, drejtoreshës së Mjedisit në Bashkinë e Tiranës ka folur pas seancës së mbajtur ditën e sotme ku Sterjo u la në burg nga gjykata me akuzën e mashtrimit.

Në një prononcim për mediat, avokati u shpreh se klientja e tij nuk i ka mohuar pagesat që ka marrë nga denoncuesit që kanë ngritur padi ndaj saj.

Ai u shpreh se ato pagesa janë bërë për dokumentacionet dhe aplikimet që Sterjo ka bërë që ata të bëheshin përfitues të granteve në fushën e turizmit.

“Masa për Vjola Sterjon ka qenë e vendosur nga gjykata nën dyshimet për kryerjen e veprës penale të mashtrimit. Sot është realizuar marrja në pyetje. Në këtë seancë e përfaqësuar prej meje. Ajo nuk mohon asgjë në marrëdhënie me personat që kanë bërë kallëzim. Pretendohet për një marrëdhënie juridike civile duke marrë përsipër të përgatisë dokumentacionin e nevojshëm për të aplikuar për projekte dhe grante në fushën e turizmit.

Bëhet fjalë në zonat turistike. Duke qenë e punësuar në disa studio part time si konsulente ka hyrë në këto marrëdhënie me qytetarët. Janë përgatitur dokumentacione dhe dosje, janë bërë aplikime për leje zhvillime dhe ndërtimi por që nuk janë finalizuar. Kjo ka krijuar edhe lodhjen e qytetarëve që kanë kërkuar ndërprerjen e marrëdhënies juridike me këtë shtetase, duke kërkuar edhe kthimin e pagesave. A qëndrojnë ato vlera nuk mund ta them dot. Ka pasur një marrëdhënie komunikimi mes tyre. Ata kërkojnë ndërprerjen e marrëdhënies së bashkëpunimit por nga ana tjetër janë kryer investime për përgatitjen e projekteve.

 Ata i janë servirur prokurorisë. Çështja ka nevojë për verifikime të thelluara. Ajo që ne kemi kërkuar sot në raport edhe me qëndrimin që ne kemi mbajtur është për t’i dhënë mundësinë që të jetë bashkëpunuese me organin e prokurorisë. Mbajtja e saj në burg ia heq këtë mundësi dhe unë këtë kam insistuar që t’i jepet mundësia në një masë tjetër që të realizojë mbrojtjen e saj. Bëhet fjalë për një grua nënë e dy fëmijëve, e vërtetuar me probleme shëndetësore”, deklaroi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...