7.5 C
Tiranë
Saturday, November 30, 2024
spot_img

Rama kërkoi ndjesë për gabimet që mund të ketë bërë, reagon Berisha: “Të kërkosh ndjesë pa pendesë është njëlloj sikur…

Në ditën e fundit të 2022, kryeministri Edi Rama në një videomesazh i kërkoi ndjesë shqiptarëve për gabimet që ai mund të ketë bërë gjatë këtij viti. Por për kreun e PD, kjo ishte një mashtrim i radhës, pasi ndjesa e kreut të qeverisë jo vetëm që nuk ishte e sinqertë, por siç tha ai, Rama vodhi edhe natën e Vitit të Ri.

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se “Rama nuk kërkoi ndjese te vërtet për te zezat qe iu ka bere shqiptareve sepse ne ndërgjegjen e tij pendesa si e tille nuk ekziston”.

Berisha i bëri thirrje Ramës që t’i kërkojë të falur shqiptarëve, për vjedhjet, mashtrimet që i ka bërë, përndryshe thekson ai “Revolucioni Demokratik do ta hedhe këtë vit aty ku e meriton, ne honet e turpit te historisë”

Reagimi i Sali Berishës

Dy fjale per ndjesen!

Miq, ndjesa eshte virtyt njerezor dhe hyjnor i njeriut te qyteteruar. Por ndjesa pa pendese eshte fasade, eshte mekate i rende.

Te kerkosh ndjese pa pendese eshte njelloj sikur djalli te perpiqet te gjeje strehe ne librat e shenjte!

Kjo lloj ndjese ka ne baze instinktin e pudorit (turpit) te cilin e kane ne nje mase te caktuar edhe kafshet.

Ndjesa pa pendese eshte kallp ndjese dhe nuk buron nga ndergjegjia e vrare e njeriut per vepren e keqe qe ka kryer.

E tille ishte ndjesa e Edi Rames naten e Vitit te Ri. Pra ajo ishte dhe mashtrimi i tij i fundit pasi vjedhja e tij vazhdoi edhe naten e Vitit te Ri. Ka tipa, thoshte ish presidenti i Frances Fransua Mitterand, qe pasurohen edhe duke fjetur. Nje tip i till eshte Edi Rama qe vjedh edhe duke fjetur pasi gjemite e kontrabandes, parate e djegsave fryjne panderprere çdo minute kuleten dhe kontot e tij.

Prandaj dhe ndjesa e tij ngjan me gjahtarin e Çehovit, i cili vrau gjate gjahut nje njeri ne pyll dhe pasi i kontrolloi xhepat i gjeti nje kuti me cironka. Hape ti hame, – i tha shoku. Ndjese, – iu pergjigj gjahtari vrases, keto nuk po i hame se jemi ne kreshpe.

Edhe Rama nuk kerkoi ndjese te vertet per te zezat qe iu ka bere shqiptareve sepse ne ndergjegjen e tij pendesa si e tille nuk ekziston.

Duke perfunduar i them Edi Rames nese i ka ngelur nje nanogram ndergjegjie njerezore ne ndonje skute te erret te psiqikes, ti kerkoje te falur shqiptareve se:

i ka vjedhur çdo dite

i ka mashtruar çdo dite

i ka perzene nga vendi i tyre cdo dite dhe me shume se cdo lufte civile.

Dhe Ik…!

Perndryshe Revolucioni Demokratik do ta hedhe kete vit aty ku e meriton, ne honet e turpit te historise. #sb

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT