5.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Këto janë profesionet që pritet të kërkohen dhe të paguhen më shumë gjatë vitit 2023

2023-shi sapo ka trokitur dhe individët kanë filluar të bëjnë llogaritë e prioriteteve, teksa çmimet dhe kostot e jetesës janë rritur ndjeshëm. Bizneset, nga ana tjetër, po e ndiejnë gjithnjë e më shumë mungesën e fuqisë punëtore, për shkak të emigracionit të lartë dhe “refuzimit” të të rinjve për të punuar në profesione që paguhen pak.

Por, ky vit mund të ketë lajme të mira për shumë punonjës në vend, në gati të gjithë sektorët. “Viti 2023 do të sjellë rritje pagash për të gjithë, por disa kategori do të kenë rritje më të lartë”, parashikon Erald Pashaj, Administrator i EPPC Albania & Kosovo, kompanisë së specializuar në fushën e trajnimit dhe zhvillimit të stafit; kërkimit dhe seleksionimit; konsulencës dhe sondazhit të pagave dhe stafit me qira.

Sipas tij, rritjet më të larta do të jenë për pagat e ulëta, por edhe për disa kategori p.sh. teknologji informacioni apo teknik. Rritja do të jetë më e lartë për pagat e ulëta, p.sh., punëtorë në prodhim deri në 20% dhe kategoritë teknikë (mekanik, elektrik, ndërtim, kondicionim, etj.), ustallarë, inxhinierë, sepse këto kategori kanë jo vetëm kërkesë të brendshme, por tërhiqen edhe nga jashtë, për të punuar në vende si Kroacia, Sllovenia, Hungaria, por edhe Italia, Zvicra dhe Gjermania, të cilat kanë kërkesë të lartë.

“Ndërsa rritja +20% për punonjës të pakualifikuar vjen për shkak të mungesës së tyre në treg, por edhe me mosinteresimin nga një pjesë e popullsisë për të mos punuar me paga të ulëta. Në të dy këto kategori ndikon edhe largimi nga vendi, i cili çdo vit ul mesatarisht me -40,000 punonjës aktivë të cilët largohen nga Shqipëria. Mënyra e parë për të frenuar largimin e punonjësve është ndërhyrja në rritjen e pagës, dhe madje rritje e ndjeshme”, rekomandon Pashaj.

Sipas tij, pika kulmore e ofrimit të pagave edhe më të larta do të jetë qershori 2023, kur sektori i turizmit dhe ndërtimit do të japë maksimumin e pagave për të tërhequr dhe për të mbajtur forcën e punës; turizmi përpara sezonit turistik 2023 dhe ndërtimtaria për të gjitha veprat në ndërtim dhe ato që kanë marrë leje dhe do të ndërtohen.

Sipas tabelës së përllogaritur nga EPPC, për punonjësit e fasonit psh, paga minimale neto pritet të shkojë në gati 49 mijë lekë/muaj në 2023, nga 45 mijë lekë në 2022. Paga e një asistenti do të arrijnë 43 mijë lekë, nga 40 mijë lekë.

Për punonjësit e financës, paga minimale neto nga 70 mijë pritet të arrijë në gati 76 mijë lekë/muaj. Për programuesit, vlerësimi mujor nga 100 mijë lekë mund të shkojë në 108 mijë lekë.

Pritet rritje e pagave dhe politikave shpërblyese dhe për drejtuesitPolitikat e shpërblimit pritet që të vijojnë të jenë nxitëse dhe për drejtuesit e menaxherët.

“Edhe pagat e larta që nga Drejtori i Përgjithshëm, (CEO), apo drejtuesit e departamenteve (CEO-1) do të kenë rritje gjatë 2023. Rritja e tyre nuk do të jetë në të njëjtën përqindje si pagat e ulëta, por në vlerë absolute edhe këto pozita do të shënojnë rritje të ndjeshme. Konkurrenca për talente për profile të tilla do të vazhdojë të jetë e lartë gjatë 2023 dhe pagat do të rriten”, parashikon Pashaj.

Sipas tabelave të EPPC-së,  për drejtuesit e financës (CFO), paga minimale neto nga 285 mijë lekë/muaj mund të shkojë në 308 mijë lekë. Për drejtuesit e teknologjisë së informacionit, të ardhurat mujore mund të arrijnë mesatarisht në 270 mijë lekë, nga 250 mijë lekë në muaj në vitin 2022. Drejtuesit e burimeve njerëzore mund të paguhen minimalisht me 162 mijë lekë, nga 150 mijë lekë aktualisht. /Monitor

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...