34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Mijëra besimtarë dhe turistë po i japin lamtumirën e fundit Papa Benediktit XVI

Mijëra besimtarë dhe turistë po i japin lamtumirën e fundit Papa Benediktit XVI. Për mjaft besimtarë ky është një moment i rëndësishëm, kurse për disa turistë pika kulmore e vizitës së tyre në Itali.

“Për mua dhe familjen time ai ishte gjithmonë si një baba”, thotë e reja italiane Astia, e cila sapo ka dalë nga Bazilika e Shën Pjetrit në sheshin e madh e të gjerë me kolona. Për të ishte parë ishte tepër e rëndësishme t’i jepte lamtumirën të ndjerit Benedikti XVI. “Ishte një moment interesant dhe emocionues. Jam e lumtur dhe e prekur” – thotë Astia.

Që në orët e para të mëngjesit në sheshin e Shën Pjetrit në Romë shihen radhë të gjata njerëzish që duan të ndahen personalisht me ish-kreun e kishës katolike. Vatikani njofton për rreth 35.000 vizitorë në ditë. Deri të mërkurën vizitorët do të kenë mundësi t’i thonë lamtumirë ish-Papës.

Mijëra besimtarë katolikë i janë drejtuar Vatikanit dhe Katedreja e Shën Pjetrit qëndron e hapur deri në orën 19:00. Por ndryshe nga lamtumira për Papën Gjon Pali II në prill 2005, kësaj here në Vatikan nuk pritet ndonjë fluks i jashtëzakonshëm njerëzish.

Besimtarë dhe turistët i thonë ish-Papës lamtumirë

“Ky është një moment zie, do të jemi disa ditë këtu në Romë dhe do të shkojmë patjetër të themi një lutje”, thonë dy turistë nga veriu i Italisë. Dariusz ka ardhur nga Polonia që do t’i thotë lamtumirë ish-Papës. “Këto ditë do të mendojmë dhe do të lutemi për të. Kjo ka qenë edhe dëshira e tij, siç tha edhe arqipeshkvi Gänswein.”

Arqipeshkvi Georg Gänswein, ishte një mik i ngushtë dhe i besuar i ish-Papës për 20 vjet me radhë. Ai ishte vitet e fundit edhe sekretari i tij privat dhe shoqëruesi i tij në manastirin në Kopshtet e Vatikanit.

Jo funeral shtetëror

Varrimi i ish-Papa Benediktit XVI është planifikuar për ditën e enjte. Sipas amanetit të ish-Papës ai do të jetë ceremonial, por i thjeshtë. Papa Françesku do të drejtojë meshën.

Në varrimin e ish-Papës priten rreth 60.000 vetë, mes tyre edhe kardinalë dhe krerë shtetesh. Edhe presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier ka bërë të ditur pjesëmarrjen në ceremoninë e varrimit në Romë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...